Highlight Storie Inspirimi

Jepi vetës shpresë

shpresë

A i jep vetës shpresë sa duhet?

Kur përdor procesin e krijimit, përdor gjithë mundësitë që ke për të pasur ndjesinë se e zotëron atë që dëshiron.

Rrethoje vetem me veshje, fotografi apo objekte të tjera të përshtatshme, të cilat të ndihmojnë ta imagjinosh dhe ndjeshë atë që dëshiron.

Nëse dëshiron veshje të reja, sigurohu të kesh vend të lirë në dollapin tënd, si dhe  varëse të lira në të, gati për rroba e reja.

Nëse dëshiron më shumë para në portofol duhet të kesh vende të lirë dhe jo ta mbushës me letra pa vlerë.

Nëse dëshiron partnerin ideal, duhet të imagjinosh, sikur ndërkohë e ke në krahë.

Bëj gjithçka që mundesh që veprimet e tua të mos bien në kontradiktë me dëshirat që ke. Përdor gjithë mundësitë që të rrethojnë, për të ndjerë sikur e ke atë që dëshiron.

Këto janë gjëra të vogla që ti mund ti bësh  me imagjinaten tënde. Dhe, imagjinata është shumë e fuqishme në procesin e krijimit.

Shqisat e tua janë gjithashtu një mbështetje. Përdori ato për të pasur dhe ndjerë atë që dëshiron. Ndjeje atë që dëshirn me prekje, me shije, nuhatje, vështroje dhe dëgjoje atë.

Duhet të dish se, kur ti e ke realizuar pjesën tënde në procesin e krjijmit, krjim është përfunduar.

Ti nuk je më në boten e vjetër, ku nuk mund t’i kishe ato që dëshiroje

. Ti je shpërngulur në një botë të re, e cila ka gjithcka që dëshironi. Edhe pse nuk i shikon të gjitha akoma. Të jesh i sigurtë se do t’i kesh!

Prandaj, jepi vetës shpresë!