Highlight Natyrë & Turizëm Të tjera

Jahti “Dubai” i jashtëzakonshëm

Jahti "Dubai"

Ky jaht është i gjatë 162 metra dhe fillimisht ishte porositur nga Princi Jefri i Burneiut me dizajn të jashtëm dhe të brendshëm nga Andrew Winch. Por,gjithçka mbeti në gjysmë në vitin 1998 për shkaqe të panjohura. Pastaj jahti u shit për qeverinë e Dubait dhe përgjegjësia për finalizim i kaloi Kostis Antonopoulos i Platinum Yachts, i cili përgatiti një dizajn të mrekullueshëm për të. Unik Portal ju sjellë imazhe të jahtit të jashtëzakonshëm

Ky jaht mori emrin Dubai dhe i takon mbretit Sheik Mohammed bin Rashid al-Maktoum të Dubait. Brenda ka hapësirë për 24 mysafirë dhe një hapësirë tejët luksoze për pronarin. Aty po ashtu janë dizajnuar pesë suita për VIP dhe gjashtë për mysafirë të tjerë.

Brenda jahtit “Dubai” ka një pishinë, hapësirë e zgarës, kinema, disko dhe një hapësirë për ulëse të helikopterit, garazhe dhe hapësira të tjera shumë komode./Unik Portal/