Shtëpi / Dekor

Ja vendi ideal për të kaluar mbremjët e verës!

vendi ideal

Kur ende po i shijojmë ditet e nxehta të verës dhe neteve të freskëta idetë për të përshtatur vende rekalsuese janë nga më të ndryshmet. Nëse keni hapësirë të mjaftueshme në kopshtin e juaj  dhe nuk përtoni ta sfidoni vetën atëherë merreni parasysh këshillën tonë për të ndërtuar një “shtëpi verore”, aty ku  do të mund të kaloni momente tëëmbla me familjaret dhe shoqërinë tuaj.

Në veçanti mbremjeve ky vend i ngjan një mrekullie të vërtetë. Ideja vjen nga një çift, të cilët që disa vite jetojnë largë zhurmes së qytetit në një fermë të madhe se bashku më fëmijet e tyre. Ata e ndërtuan vet këtë pushimore vere dhe vendosën ta ndajnë  këtë ide me ndjekësit e tyre në rrjetin social Instagram.

Kjo pushimore i ka të gjitha mundësitë për aktivitetet që  verën e bëjnë edhe më të dashur për ne. Një hapësirë për ndezje të zjarrit është e vendosur në mes të pushimore, aty ku lehtësisht mund edhe të përgatitni ushqimet e juaja të preferuara në zgarë, një hapësirë për ekran ku do të shihni filmat e juaj të pëlqyer e karrige të mjaftueshme për shumë miq, janë vetëm disa prej opsioneve që mund ti vendosni brenda pushimores suaj të madhe.

Laurën dhe bashkëshortit të saj, Breti,e gjithë kjo ide u ka kushtuar 2.300 dollarë dhe ndërtimi ka zgjatur vetëm dy javë.

Meqë qifti në fjalë janë të zënë gjatë gjithë ditës me punë tjera ata kanë vendosur drita përeth pushimores që ajo të duket sa më e ngrohtë mbrëmjeve, por ju mund të zgjedhni copa materialesh me ngjyra të lehta për ta krijuar hije për ditët e gjata me diell gjatëverës.