Dashuria Highlight

Ja si do t’ju trajtoj nëse ai e njeh vlerën tënde…

vlerën

Kur bëhet fjalë për dashurinë dhe lidhjet, ju ndoshta keni bërë gabime në zgjidhje të gabuara deri më tani.

Ti mund të kesh takuar djem që nuk të kanë lejuar të jesh vetvetja dhe ju ka bërë të dyshoni në vlerat tuaja. Djem që nuk të kanë dhënë dashurinë që ju ke dhënë ti. Ose djem që nuk e kanë vlerësuar sjelljen, dhembshurinë, kujdesin dhe përkushtimin tuaj.

Epo, gjithë kjo është pjesë e jetës për secilin nga ne, dhe ti e di se si e quajnë këtë “duhet të puthësh shumë bretkosa derisa të vij princi”

Sido që të jetë, ndonjëherë  djali që vërtetë ju do dhe e kupton shqetësimin tuaj mund të ketë ardhur, por ju nuk e keni kuptuar këtë, ose nuk keni arritur ti vlerësoni drejtë gjestet e tij prej një princi të vërtetë.

Pra, si të njohësh këtë djalë?

Njeriu që njeh vlerën tënde do të ndjehet sikur është njeriu më i lumtur në botë, kur e di që ti je në dashuri me të.

Sidoqoftë, ai nuk do t’ju shtyj të bini në dashuri me të…ju duhet ta vlerësoni vet rëndësinë e të dashuruarit një person si ai.

Ai kurrë nuk do të bëjë diçka për të lënduar ndjenjat tua. Në vend të kësaj ai do të sigurohet se ju trajton juve si njeriun më të mirë në Botë dhe do të bëjë çdo gjë t’ju mbajë afër vetës përgjithmonë.

Ai do të përpiqet çdo ditë t’ju tregojë se ju jeni e vetmja për të.

Ky njeri që e di vlerën tënde kurrë nuk do t’ju lë hapësirë për dyshim në dashurinë e tij. Ai mund të jetë i adhuruar nga shumë femra, por sytë e tij do të jenë vetëm për ty.

Ai do të bëjë  çdo gjë që mundët për ta dëshmuar se sa e rëndësishme jeni për të dhe se ju jeni më shumë se mjaftueshëm për të.

Ai do t’ju sheh juve si krenari. Familja dhe shoqëria e tij do të dinë gjithçka për ju.  Përveç kësaj, ata do të të respektojnë dhe admirojnë ty edhe pa të njohur sepse njeriu i zemrës tënde tashmë ju ka treguar për mençurinë, bukurinë dhe personalitetin tënd të veçantë.

Përveç kësaj, ai do të jetë i gatshëm në çdo kohë t’ju njoh më njerëzit e tij, sepse ai e di se sa e rëndësishme jeni ju për të.

Ai do t’ju bëjë ju të ndiheni rehat kur ja tregoni ndjenjat tua.

Ju nuk do te ndiheni me turp dhe as nuk do të keni nevojë të pritni gjatë për ti treguar se sa shumë e doni. Ju do të keni momente kur ndiheni e shqetësuar, keq, e hidhëruar, por ti asnjëherë nuk do të ndjesh nevojën për ti shtypur ose fshehur atë që po ndjenë.

Ai do t’ju bëjë të ndiheni e lirë dhe e inkurajuar për të qenë e hapur ndaj tij për çdo gjë që keni nevojë të shprehni, për mendimet që po sillen në kokën tënde, sepse të ndërtuarit e një lidhje të shëndetshme dashurie është tepër e rëndësishme për të.

Ai dëshiron që bëj çdo gjë drejtë në raport me ty dhe do të jetë i sigurt që nuk po i anashkalon emocionet tua.

Ai kurrë nuk do të të bëjë me frikë dhe ndjenjën sikur një ditë do ta braktisni. Njeriu që është i vetëdijshëm mbi vlerat tua, kurrë nuk do t’u lë me frikën se një ditë do t’ju braktisë. Ai nuk ja lejon vetës që t’ju neglizhojë ose injoroj juve.

Ju do ta dini gjithmonë se si ndihet ai për ju  dhe cili është vendi yt në jetën e tij. Dhe, edhe nëse ndjenjat e tij do të ndryshojnë ai asnjëherë nuk do të fshehë këtë por do të jetë i hapur ndaj jush dhe do të kërkoj të gjeni së bashku një zgjidhje.

Ai do t’ju siguroj ju që ai do të jetë aty për ty!

Njeriu që gjithë botën e mendon vetëm për ty gjithmonë do t’ju sigurojë se do të jetë aty për ty. Do të ketë ditë kur ai do të jetë shumë I zënë me punë dhe angazhime, por ai asnjëherë nuk do t’ju lërë anash juve, pa marrë parasysh se për çfarë bëhet fjalë.

Njeriu që e di vlerën tënde do t’ju bëj gjithmonë të ndiheni e sigurt dhe e vetëdijshme se ai do të jetë aty për ty sa herë që ju keni nevojë për ju.

Ai nuk do të ndihet i turpëruar të mbaj dorën tënde fort në publik dhe ti tregoj gjithë botës respektin që ka për ju.

Dhe, si përfundim, do të t’ju bëj të ndiheni gjithmonë e sigurt mbi dashurinë e tij ndaj teje.

Ai nuk do të ndihet i plotë nëse çdo ditë të jetës së tij nuk të tregon se sa shumë të do.

Ai do që ju ta dini se pjesën e mbetur të jetës do ta kaloj me ty!