Highlight Lifestyle Sport / Fitness

Ja sa orë aktivitet në ditë duhet bërë sipas shkencës

aktivitet

Me ditët e zëna të punës dhe listat e shumë aktiviteteve të gjata për të bërë, ndonjëherë mund të jetë e vështirë të gjeni kohë edhe për aktivitete sportive. Pra, nëse jeni duke u pyetur se sa stërvitje keni nevojë për një javë për të pasur një stil jetese të shëndetshme, shkenca thotë se është një kohë shumë e menaxhueshme, dhe duke ndjekur këtë udhëzues të palestrës do të zgjatni jetën tuaj.

Një studim i kohëve të fundit i publikuar në “The Lancet” zbuloi se aktiviteti i rekomanduar për një javë është vetëm 150 minuta (ose 30 minuta pesë herë në javë).

Studimi i madh ndërkombëtar ka analizuar 130,000 njerëz nga 17 vende në zakonet e tyre të përditshme ushtrimore, duke konkluduar se nëse të gjithë që ishin aktivë për 150 minuta të rekomanduara në javë, gjithsej tetë për qind e vdekjeve mund të parandaloheshin, sipas Dr. Salim Yusuf, hetues në studim.

Megjithatë aktivitet fizik që mund të përmbushë nevojat jetësore mund të llogaritet edhe përdorimi i bicikletës për në punë, apo përdorimi i shkallëve gjatë një dite etj.

Prandaj përmbushni nevojën tuaj për aktivitet duke lënë veturën anash dhe shijoni natyrën gjatë rrugës për në punë!