Highlight Shëndeti

Ja pse vitamina E është e rëndësishme!

vitamina E

Vitamina E është vërtetë e rëndësishme!

Ajo është lëndë ushqyese shumë e nevojshme për funksionin normal të qelizave riprodhuese, gjakut, trurit dhe lëkurës.

Kjo vitaminë ka veti antioksiduese.

Antioksidantët janë substanca që mbrojnë qelizat tona kundër efekteve të radikaleve të lira. Të gjitha këto luajnë rol tek sëmundjet e zemrës, kanceri dhe shumë sëmundje tjera.

Nëse merrni vitaminën E për vetitë e saj antioksiduese, shtesat e marra asnjëherë nuk të ofrojnë përfitime të njëjta me antioksidantët natyralë që merren me ushqim.

Përfitimet e vitaminës E

Vitamina E është e tretshme në yndyra. Ajo ndihmon në stabilitetin e membranës qelizore dhe në këtë mënyrë kufizon prodhimin e radikaleve të lira.
Parandalon plakjen e lëkurës 

Duke bllokuar radikalet e lira, vitamina E ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes. Ndihmon në eliminimin e akneve, shenjave dhe problemeve tjera të lëkurës. Po ashtu, zvogëlon efektet e dëmshme të kimioterapisë.
Vitamina E ndihmon në riparimin e dëmtimeve të flokut dhe nxitë rritjen e flokut.

Rregullon punën e hormoneve

Ndihmon në balancin e sistemit nervor dhe endokrin, duke ndikuar në peshë normale trupore, ulë rrezikun e alergjive dhe ankthin.

Po ashtu:
– Ndikon në uljen e ankthit dhe stresit
– Parandalon kancerin
– Lufton sëmundjet e mëlçisë

-Rritë imunitetin dhe metabolizmin
– Paradalon sëmundjet e zemrës

Ushqimet e pasura me vitaminë E janë : mishi, vezët, bajamet, spinaqi, patatja e ëmbël, fara luledielli, domatja, peshku troftë, vaj ulliri, lajthia etj.