Highlight Storie Inspirimi

Ja fuqia e imagjinatës!

Kur ishit fëmijë, ju e përdornit imagjinatën ashtu siç duhej. Ju ëndërronit me sy hapur dhe shpiknit gjëra. Nëse i ktheheni asaj gjendjeje vetëbesimi dhe ëndërroni sërish,do të habiteni se sa shumë zgjidhje krijuese dhe të menjëhershme do të gjeni për problemet tuaja.

Imagjinata është më e rëndësishme se dija.

Për të gjithë ju që keni menduar se njohuritë janë e vetmja gjë që ju duhen për zgjidhje të problemeve është koha të ndërroni mendim dhe të kuptoni që pa përdorim të imagjinatës nuk mund të bëni gjë.

Ajo çfarë duhet të mësoni është aftësia për të përdorur imagjinatën tuaj në mënyrë pro aktive.

Sapo të mësoni këtë aftësi, detyra e parë e juaja është të imagjinoni vizionin e atij që do të jesh.

Ëndërrimi, në kuptimin proaktiv, është një punë e vështirë.

Është faza planifikuese e krijimit të së ardhmes. Kërkon besim dhe guxim.

Por, gjëja më madhështore e ëndërrimit në mënyrë aktive, nuk është arritja e synimit, është ajo çfarë i bën ëndërrimtarit.

Mos e mendoni për momentin, arritjen e ëndrrës tuaj. Përqendrohuni vetëm tek aftësia e juaj për të ëndërruar.

Thjeshtë, duke ndjekur ëndrrat tuaja, ju do të bëheni vërtetë ai që dëshironi të jeni.