Në ditët shumë njerëz vuajnë nga pagjumësia. Efektet negative nga pagjumësia janë vërtetë të shumta dhe të rrezikshme për shëndetin tuaj. Gjumi është bërë një problem madhor. Në vitin 1942, njerëzit flinin mesatarisht 8 orë gjatë natës. Tani njerëzit flenë 6.8 orë. Koha ideale e të fjeturit rekomandohet të jetë 9 orë. Me mungesën e gjumit vijnë edhe rreziqet e mëposhtme që mund t’ju ndikojnë tepër negativisht në shëndet.
Teorikisht kjo është e lehtë. Por, në aspektin praktik është bërë shumë e vështirë për pjesën dërmuese të popullsisë së Botës.
Stresi dhe ankthi janë dy shkaktaret kryesor që qojnë në pagjumësi. E tërë kjo ndikon në shëndetin tonë.
Nëse do të bëni gjumë të keq vetëm një natë, pasojat do ti ndjeni ditën tjetër. Dhe, një ditë mund të kalohet. Por, ku pagjumësia kalon në shprehi, atëherë shëndeti i juaj vihet në rrezik.
Pagjumësia do të ndikoj edhe disponimin tuaj dhe energjinë.
Ja pasojat që mungesa e gjumit mund të shkaktojë në trupin tuaj:
-Dëmton kujtesën
-Mund të shkaktojë sëmundjen e Alzheimerit
-Libido
-Ndikon negativisht sistemin imunitar
-Dëmton sistemin kardiovaskular
-Mund të ndikojë kapacitetin tuaj mendor
-Ju bën person depresiv
-Probleme me tiroidenë
-Do të shtoni në peshë
-Përkeqëson të pamurit dhe shëndetin e syve
Për gjumë më të mirë kujdesuni që të keni një shtrat komod. Përpiquni të flini në errësirë totale. Temperatura e dhomës është gjithashtu e rëndësishme. Mos flini në një dhomë tepër të nxehtë dhe as tepër të ftohtë.