Highlight Shëndeti

Ja dëshmitë që ju keni mungesë të vitaminës C

Vitamina C

Si lëndë ushqyese thelbësore vitamina  C ose acidi absorbik mbron trupin kundër mangësive në sistemin imunitar. Trupi ka nevojë për doza të rregullta të vitaminës C për parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve dhe problemeve të tjera shëndetësore. Por shumica e njerëzve nuk marrin mjaftueshëm këtë lëndë ushqyese të rëndësishme. Kur trupi ka mungesë të kësaj vitamine simptomat mund të shfaqen në shumë mënyra. Portali Unik sot ju sjell disa informacione që mund t’ju bëjnë të kuptoni nëse keni mungesë të vitaminës C.

“Vitamina C është antibiotiku më i mirë natyror në botë, antiviral, antitoxidues…”- Andrew W. Saul

  1. Mishi i dhëmbëve ju gjakos

Dhëmbët dhe mishrat e juaj kanë nevojë për sasi adekuate të vitaminës C për shëndet të mirë.  Kjo lëndë ushqyese forcon indin epitelial, i cili është i pranishëm në të gjithë trupin. Në mishrat e dhëmbëve, epiteli punon si pengesë ndaj baktereve që mund të shkaktojnë sëmundje dentare. Nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës C, mishrat e dhëmbëve kanë tendencë të sëmurën dhe gjakosin lehtë.

  1. Flokët të thara

Nëse nivelet e vitaminës C janë të ulëta, atëherë rrënjët e flokëve mund të mos jenë aq të mira sa kanë nevojë. Pra, ju përfundoni duke pasur flokë të thatë me maja të ndara. Përveç kësaj, vitamina C ndihmon në rritjen e shpejtë të flokëve, pasi ndihmon trupin të përthithë më shumë hekur.

  1. Gjakderdhje nga hunda

Sasia e rregullt e vitaminës C pakëson brishtësinë e kapilarëve. Meqenëse hunda është e veshur me një pjesë të vogël të gjakut, sipërfaqja e lëkurës bëhet e hollë dhe hunda mund të mbyllet. Nëse ju shpesh keni gjakderdhje nga hunda ju keni mungesë të vitaminës C.

  1. Lëkurë e thatë dhe e skuqur

Lëkura e thatë, e brishtë dhe e skuqur  tregon se ju keni mungesë të acidit absorbik në sistemin tuaj.  Trupi juaj ka nevojë për vitaminë C për të sintetizuar me kolagjenin e lëkurës.

  1. Plagët tuaja shërohen ngadalë

Për shkak se kapilarët tuaj janë më të dobët në mungesë të  vitaminës C, një përplasje e thjeshtë mund të rezultojë në plagë të menjëhershme. A ka raste kur nuk e dini se si i keni marrë plagët tuaja në kofshë apo në krahë? Tani, ju keni një shpjegim për të – trupi juaj ka mungesë të vitaminës  C.  Sipas hulumtimeve të Universitetit të Miçiganit, përveç që është  e nevojshme të konsumoni në baza ditore vitaminë C, ju mund të merrni  shtesë 400 mg vitaminë C në ditë.

  1. Sëmureni nga viruset dhe gripat sezonal

Vitamina C ndihmon në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut që sulmojnë virusin dhe bakteret. Është gjithashtu një antioksidant që mbron qelizat tuaja nga infeksionet. Nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës “C”,  jeni të ndjeshëm ndaj të ftohtit dhe sulmoheni lehtë nga viruset dhe gripat sezonal.

  1. Ndjeni vazhdimisht lodhje

A ndiheni vazhdimisht të lodhur, mbusheni shpejtë frymë? Një arsye për këtë është mungesa e vitaminës C.

Si përfundim:

Mënyra më e mirë për të rritur konsumimin tuaj të vitaminave është duke i shtuar ato në planin tuaj ushqimor. Hani ose pini shumë fruta dhe perime – të tilla si brokoli, spinaqi, manaferrat dhe agrumet – për të rritur kërkesat e përditshme të trupit tuaj “C”.