Highlight Të tjera

Ja dallimi mes dikujt që e luan rolin e viktimës dhe dikujt që është vërtetë viktimë!

dallimi

Në këtë rrugë të quajtur jetë, ne shpesh gjendemi përballë njerëzve që menjëherë na lënë përshtypjen që janë të pashpresë, shpirtra të humbur dhe që duan të flasin për viktimizimin e tyre.

Këto qenie janë zakonisht njerëz që kanë shumë stres dhe që kanë kaluar trauma nëpër jetën e tyre, e të cilat kanë ndikuar shumë në gjendjen në të cilën janë tani.

Sido që të jetë, kurdo që keni hetuar dikë që manifeston shenja të tilla, duhet ta dini se ka një diferencë të madhe, ndërmjet të qenit vërtetë një viktimë dhe të paraqiturit i tillë.

 

E vërteta është se njerëzit me mentalitet viktime janë njerëz që e shohin këtë si avantazh të tyre, krahas njerëzve që kanë kaluar nëpër dhimbje dhe situate traumatologjike në të kaluarën.

Këta njerëz shpesh ndihen pa shpresë dhe pa fuqi. Ata janë lënduar dhe djegur në të kaluarën dhe për këtë ata nuk rrezikojnë për asgjë më. Ata i shohin të tjerët si njerëz të fortë, dhe të aftë për të bërë dallimin ndërmjet të drejtës dhe të gabuarës.

Njerëzit që kanë mentalitet viktime janë njerëz që thjeshtë kanë hequr dorë nga shpresa. Ata e kanë pranuar pesimizmin, depresionin dhe paaftësinë si pjesë të jetës.  Ata po ashtu e kanë pranuar se çfarë do që bëjnë nuk do të ndryshoj asgjë. Kështu që ata çdo ditë e më shumë ndihen dhe janë pasiv.

Tani, njerëzit që e luajnë viktimën, në anën tjetër, janë njerëz që më lehtë iu duket ta prezantojnë vetën si viktima për të shmangur përgjegjësinë në vend të të qenit të vetëdijshëm për realitetin dhe gabimet e tyre. Këta njerëz nuk kanë përjetuar asnjë situate traumatike, dëshpëruese. Ata pretendojnë të jenë në qendër të vëmendjes me rolin e tyre viktimizues, duke Iu kërkuar të tjerëve që të ndihen keq për gjendjen e tyre, sepse pikërisht kjo gjë I bën ata që të ndihen mirë.

Gjendja e tyre e keqe,paraqitja e tyre viktimizuese është vetëm një rrugë që ata e ndjekin për ti bërë të tjerët t’ju besojnë. Mbi të gjitha, njerëzit që duan të luajnë rolin e viktimës e shohin gjithë këtë shumë konvenuese.

Nëse ti që po e lexon këtë shkrim, po ndihesh se bën gjëra të tilla ka disa gjëra që mund të bësh për të dalë nga kjo situatë.

Së pari, ti duhet të kesh kontroll mbi veten dhe jetën, duke marrë përgjegjësi për gjërat që I bënë dhe I thua.

Do të duket vështirë në fillim, por çelësi i suksesit është të mos heqësh dorë derisa e arrin suksesin. Ju mund të mendoni se këto fjalë janë kundër jush, pot e vërteta është se jeni ju  që e keni shkaktuar këtë situatë.

Kujto, një pjesë e fuqizimit tuaj është të kuptuarit se ju jeni aktori kryesor i jetës tuaj.

Çdo natë kur bini, mendoni mbi çdo gjë nëpër të cilën keni kaluar gjatë ditës dhe provoni të gjeni diçka për të cilën ju jeni vërtetë mirënjohës. Sa më shumë që e inkurajoni vetën për të hapur zemrën tuaj për çdo gjë që jeta ju ofron më shumë do të rriteni brenda jush.

Në fund të fundit, sa më shumë që evoluoni dhe sa më lartë që fluturoni, më pak do të ndiheni si viktimë.