Highlight Lifestyle Modë & Bukuri

Ja çka po e shkatërron lëkurën tuaj!

lëkurën

Një lëkurë e bukur, pa rruga, akne, njolla është dëshira e secilit, por në shumë raste lëkura perfekte është vetëm ëndërr.

Krahas kujdesit me produkte kozmetike dhe maska ju duhet të dini më shumë për shkaktarët kryesorë që po e dëmtojnë lëkurën tuaj çdo ditë.

Portali Unik sot ju tregon disa prej faktorëve që po e shkatërrojnë lëkuren tuaj.

Zgjidhni kremin e duhur

Gjatë përzgjedhjes së kremit, gjithmonë duhet të preferoni atë i cili përmban sa më pak  përbërës, të cilët mund ta irritojnë lëkurën.  Përzgjidhni krem neutral me kapacitet të lartë hidratues. Në këtë mënyrë, lëkura juaj do të marrë atë për të cilën realisht ka nevojë.  Kremrat joadekuatë e irritojnë, e thajnë dhe e dëmtojnë lëkurën.

Përdorimi i tepërt i sheqerit

Sheqeri dhe karbohidratet e rafinuara, rrisin nivelon e insulinës, e cila është një bombë e vërtetë inflamatore për trupin.  Mendohet se insulina është arsyeja për shfaqjen e ndryshimeve inflamatore  në lëkurë dhe në trup. Niveli optimal i sheqerit është i nevojshëm për një lëkurë të re dhe të shëndetshme. Çdo tejkalim i nivelit normal, shkakton dëmtim në organizëm dhe në lëkurë. Jepini lëkurës atë për të cilën ka nevojë – fruta, perime dhe shumë ujë.

Ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell

Edhe pse të gjitha femrat i gëzohen lëkurës me ngjyrë të errët, dielli është një nga faktorët kryesore të shfaqjes së rrudhave.  Dermatologët rekomandojnë që të përdoret krem me faktor mbrojtës edhe ndaj ekspozimit minimal të rrezeve të diellit.  Mendohet se 90% e plakjes së lëkurës shkaktohet pikërisht nga efektet e dëmshme të diellit

Mungesa e gjumit

Gjumi jo cilësorë dhe i pamjaftueshëm,  ndikojnë në plakjen e lëkurës.  Me kalimin e viteve, ky efekt bëhet shumë më i ndjeshëm.  Prolemet kronike të gjumit,  e rrisin nivelin e hormonit të stresit. Ky hormon ndikon në rritjen e nivelit të insulinës.  Gjithçka për të cilën keni nevojë është një gjumë i mirë prej 6-8 orë dhe lëkura juaj do t’ju jetë mirënjohëse.

Ajri i pastër

Studime të shumta tregojnë se ndotja e ajrit, gazrat apo tymrat e makinave ndikojnë negativisht shëndetin e lëkurës. Mundohuni që kohën tuaj të lirë ta kaloni në ajër të pastër dhe të freskët. Si rezultat i pirjes së duhanit, shkaktohet ngushtimi i enëve të gjakut, me anë të të cilave ushqehet lëkura. Në këtë mënyrë lëkura merr më pak lëndë ushqyese duke bërë të mundur nisjen e procesit të përshpejtimit të plakjes.  Përveç kësaj, si rezultat i pirjes së duhanit (thithjes) shfaqen rrudhat rreth buzëve.