Highlight Natyrë & Turizëm

 Iterinari perfekt për të vizituar Pragën

Praga

Nëse keni qenë fatlum për të vizituar Pragën atëherë me siguri jeni ndjerë si të tillë. Disa ditë në Pragë do të thotë shumë lumturi për të gjithë ata që e vizitojnë.

Shikoni një listë të gjërave që mund të bëni për të kaluar sa më mirë në këtë vend të mrekullueshëm.

Ecni në urën ‘Charles’;

E ndërtuar nga mbreti Charles IV në 1300-at, kjo urë është e vetmja për të kaluar lumen Vitava. Ajo është e kaluar vetëm me këmbë. Ecni në këtë urë dhe soditni pamjen e bukur të lumit dhe barkat që shëtisin në këtë hapësirë.

Vizitoni orën astronomike;

Ora më e famshme e Pragës ndryshe e quajtur “orloj” gjendet në sheshin e vjetër të qytetit të vjetër. Kjo orë daton qysh nga vitet e 1410-ta. Është ora e tretë më e vjetër në botë që punon!

Kështjella e Pragës;

E njohur si kështjella më e madhe e vjetër në botë është po ashtu edhe zyra e Presidentit të Cekisë dhe një ndër atraksionet më të popullarizuara në Pragë.

Vizitoni sheshin e vjetër të qytetit;

Ky shesh është zemra e qytetit të vjetër të Pragës dhe do t’ju bëjë të ndiheni sikur të ishit kthyer rreth 300 vite në kohë.