Highlight Storie Inspirimi

Çfarë është inteligjenca emocionale?

Intelegjenca emocionale

Inteligjenca emocionale është shkathtësia e njohjes dhe e menaxhimit të ndjenjave tona, të ndjenjave të njerëzve të tjerë dhe marrëdhënieve me ta.

Shpesh flasim për empatinë ose për aftësinë e mishërimit në ndjenja të njerëzve të tjerë,

Thënë thjeshtë, empatia është aftësia për t’u futur në “lëkurën e të tjerëve”.

Shprehjet inteligjencë dhe përcaktim emocional  i kanë krijuar Salovey dhe Mayer, ndërsa nocioni është përhapur pas botimit të librit të Goleman-it, “inteligjenca emocionale”.

Kur themi njeri i suksesshëm, menjëherë na vjen në mendje një njeri i zgjuar dhe me inteligjencë të lartë.

Është e vërtetë, një njeri i tillë mund të jetë i suksesshëm por jo vetëm.

Suksesi i një individi nuk shënjohet vetëm nga koifiçenti i inteligjencës së tij, një element shumë i rëndësishëm që të bën vërtet njeri të suksesshëm është inteligjenca emocionale për të cilën shumë pak kemi dëgjuar të flitet, pavarësisht se çdo njeri prej nesh mund ta zotërojë.

Është filluar  të flitet gjithnjë e më shumë për rëndësinë e sjelles me ndjenja në vendin e punës, gjë që ka domethënie vendimtare për shfrytëzimn e potencialit njerëzor.

Disa karakteristika gjatë punësimit të punëtorëve, që janë të rëndësishme për suksesin e ndërrmarrjes, nuk mund t’i blejmë me para.

Këtu bëjnë pjesë ndjenjat pozitive, besimi, entuziazmi për punën dhe besnikëria ndaj ndërrmarrjes.

Dashuria dhe besnikëria ndaj ndërrmarrjës mund të përftohen vetëm me sjelljen e përshtatshme ndaj të punësuarve.

Pra, me udhëheqjen e ndërrmarrjes me zemër e jo me dhunë.

Diçka e ngjashme vlenë edhe për marrëdhëniet me partner, për familjen dhe për grupe tjera.