Highlight Storie Inspirimi

Imagjinata, ja si ta përdorni atë!

imagjinata

Jeta jote është ajo që ti imagjinon, çdo gjë që ke apo të mungon, çdo situatë dhe rrethanë është pikërisht ashtu siç ti e ke imagjinuar.

Problemi qëndron në faktin se shumë njerëz imagjinojnë më të keqen. Ata përdorin kundër vetes mjetin më të mrekullueshëm.

Në vend që të imagjinojnë me të mirën, shumë njerëz kanë frikë dhe imagjinojnë se gjithçka mund të shkojë keq. Dhe, sigurisht ndodhë ajo së cilës ata i frikësohem.

Merr gjithmonë atë që jep, imagjino dhe ndje më të mirën të mund të bësh e mund të arrish në çdo aspekt të jetës, pasi për dashurinë më e e mira që ti mund të imagjinosh është shumë e thjeshtë.

Pavarësisht situatës së vështirë sfiduese, në të cilën ndodhesh, imagjino gjithmonë përfundimin më të mirë dhe ndieje atë.

Nëse e bën këtë, ti do ti ndryshosh rrethanat dhe situata do të marrë drejtimin që ti do.

Çdo dëshirë që ti e imagjinon, ekziston. Nuk ka rëndësi se çfarë është, nëse mund ta imagjinosh, ajo ekziston në krijim.

Imagjinoje jetën tënde, ashtu siç ti e dëshiron. Imagjino gjithçka që dëshiron dhe mos e ndaj këtë imagjinatë nga vetja.

Imagjinoni se si do të ishte jeta jote, nëse të gjithë marrëdhëniet do të ishin të mrekullueshme.

Imagjino sikur puna jote, më në fund  të marrë drejtim, sikur ti të kishe paratë që ëndërron dhe mund të bësh gjithçka dëshiron.

Imagjino sikur të kishe shëndet të plotë dhe të bëje atë që ke dëshiruar gjithmonë.

Nëse ti dëshiron të udhëtosh nëpër Itali, imagjino të nuhasësh aromën e vajit të ullirit, shijen e makaronave, dëgjo të të flasin italisht, të prekësh gurët e Koloseut dhe bëj sikur je aty.

Përdore imagjinatën tënde dhe luaj me të, për tu ndjerë sa më mirë Gjithçka që ti mund të imagjinosh është aty për ty e padukshme, ndërsa mënyra se si ajo mund të bëhet e dukshme është të shfrytëzosh forcën e dashurisë, duke e imagjinuar dhe ndjerë atë që dëshiron.