Highlight Të tjera

Imagjinata, hapi drejt pasurimit

Imagjinata

Imagjinata është në kuptimin e vërtetë të fjalës vendi i punës ku janë formuar të gjitha planet e krijuara nga njeriu. Impulsit, dëshirës i jepet korniza, forma dhe veprimi përmes ndihmës së aftësisë imagjinuese të mendjes.

Thuhet se njeriu mund të krijojë çdo gjë që ai mund të imagjinojë. Nga të gjitha kohërat e qytetërimit, kjo është më e favorshmja për zhvillimin e imagjinatës, sepse është një kohë me ndryshime të shpejta. Në çdo çast mund të ndeshen stimuj që zhvillojnë imagjinatën. Përmes ndihmës së aftësisë së tij imagjinuese, njeriu ka zbuluar dhe shfrytëzuar gjatë pesëdhjetë vjetëve të fundit me shumë prej forcave të natyrës, se sa gjatë gjithë historisë  njerëzore deri në këtë kohë. Ai e ka pushtuar ajrin kaq plotësisht, sa zogjtë  janë një kundërshtar i dobët në fluturim. Ai ka shfrytëzuar eterin dhe e ka bërë atë të shërbejë si mjet I menjëhershëm komunikimi me çdo pjesë të botës. Ai ka analizuar dhe peshuar diellin në një largësi prej miliona miljesh dhe ka përcaktuar, me ndihmën e imagjinatës, elementet nga të cilat ai përbëhet. Ai ka zbuluar se truri i tij është në të njëjtën kohë një stacion transmetimi dhe pranimi për vibrimet e mendimit, dhe ka filluar tani të mësojë se si ta përdorë praktikisht këtë zbulim. Ai e ka rritur  shpejtësinë e trenave, derisa tani mund të udhëtojmë me një shpejtësi prej më shumë se treqind kilometrash në dorë. Do të vijë se shpejt koha kur dikush mund të hajë mëngjes në Nju-Jork dhe të drekojë në San –Francisko.

Kufizimi i vetëm i njeriut, brenda arsyes, qëndron në zhvillimin dhe përdorimin e imagjinatës së tij. Ai nuk e ka arritur ende kulmin e zhvillimit  në përdorimin e aftësive të tij imagjinuese. Ai e ka zbuluar vetëm se ka imagjinatë, dhe ka filluar ta përdorë atë në një mënyrë shumë elementare.

Napoleon Hill në librin e tij “Mendo dhe bëhu i pasur”, thekson se ka dy forma të imagjinatës.

Imagjinata sintetike, nëpërmjet së cilës ju mund të organizoni konceptet e vjetra, idetë ose planet, në kombinime të reja. Kjo aftësi nuk krijon asgjë. Ajo thjeshtë punon me materiale të përvojës, arsimit dhe të vëzhgimeve me të cilat është ushqyer. Kjo është aftësia më e përdorur nga shpikësit, me përjashtim të atyre që shkojnë drejt imagjinatës krijuese, kur mund ta zgjidhin problemin me anë të imagjinatës sintetike.

Ndërkaq, nëpërmjet imagjinatës krijese,mendja e kufizuar e njeriut ka komunikim të drejtpërdrejtë me inteligjencën e pafundme. Kjo është aftësia përmes së cilës përftohen “ndjenjat” dhe “frymëzimet”. Nëpërmjet kësaj aftësie i dorëzohen njeriut të gjitha idetë,  fillestarët ose të rejat.

Me anë të kësaj aftësie perceptohen vibrimet e mendimeve të të tjerëve . Me anë të kësaj aftësie dikush mund të kalojë në të njëjtat valë, ose të komunikojë me nënvetëdijen e njerëzve të tjerë.

Imagjinata krijuese funksionon vetëm kur mendja e ndërgjegjshme vibron me një shkallë jashtëzakonisht të shpejtë, si për shembull kur mendja e ndërgjegjshme simulohet përmes emocionit të një dëshire të fortë.Aftësia krijuese bëhet më syçelët, më e hapur ndaj vibrimeve nga burimet e përmendura në përspjetim me zhvillimin e saj përmes përdorimit. Ky pohim është I rëndësishëm, meditoni mbi të, para se të vazhdoni më tej.

Mbani mend e gjithë historia se si dikush mund të konvertojë dëshirën në para, nuk mund të thuhet me një pohim. Historia do të jetë e plotë vetëm kur të keni zotëruar, asimiluar dhe filluar të përdorni të gjitha parimet.

Udhëheqësit e mëdhenj të biznesit, industrisë, financave, artistët e mëdhenj, muzikantët, poetët dhe shkrimtarët bën të mëdhenj, sepse ata zhvillojnë aftësinë e imagjinatës krijuese.

Të dyja aftësitë e imagjinatës, sintetike dhe krijuese, bëhen më syçelët me rritjen e përdorimit, ashtu që çdo muskul ose organ i trupit zhvillohet nëpërmjet përdorimit.

Dëshira është vetëm një mendim, një impuls.Ajo është e mjegullt dhe jetëshkurtër. Ajo është abstrakte dhe e pavlerë,derisa shndërrohet në ekuivalenten e saj fizike. Ndërsa imagjinata sintetike është ajo që do të përdoret më shpesh në procesin e shndërrimit të impulsit të dëshirës në para, ju duhet të mbani mend faktin se mund të përballeni me rrethana dhe situata që kërkojnë gjithashtu përdorimin e imagjinatës krijuese. Aftësia juaj imagjinuese mund të jetë dobësuar për shkak të mosveprimit. Ajo mund të ringjallet e të bëhet syçelët përmes përdorimit. Kjo aftësi nuk vdes, edhe pse mund të kthehet në jo aktive nga mungesa e përdorimit. Përqendroni për momentin vëmendjen tuaj në zhvillimin e imagjinatës sintetike,sepse kjo është aftësia që do të përdorni më shumë në procesin e konvertimit të dëshirës në para.