Familja Highlight

I forti edukon me urtësi

edukon

Dhuna dhe personaliteti i dobët kanë të njëjtat karakteristika. Personi i dhunshëm karakterizohet me dobësi,me emocione të shumta, paftësi në pasqyrimin e vetës. Por siç duket faji nuk është tek ky person. Edukimi ka luajtur një rol të madh në krijimin e këtij personaliteti të dobët.

Personi i dhunshëm ose ka pasur përkëdhelje të tepruara gjatë edukimit të tij ose një qasje krejt tjetër, pra ajo diktatoriale dhe e dhunshme.

Të dy këto qasje janë të gabuara.

Familja është foleja e fëmijës në të cilin ai zhvillohet. Çdo familje ndjekë filozofinë e saj të edukimit të fëmijes mirëpo sa është e duhur ajo?

Le ta shtjellojmë:

Filozofia e edukimit në familje përfshin më së shumti kujdesin prindëror apo mënyrën e sjelljes me fëmijën tuaj si dhe metodat e përdorura për përgatitjen e fëmijëve për të ardhmën e tyrë. Pra i forti edukon me urtësi. Një prind me sjellje shembullore para fëmijës do të gdhendë sjelljën e atij fëmije në të ardhmën. Kufijtë e mbyllur por edhe kufijtë tejet të hapur mund të sjellin probleme në familjën tuaj. Prandaj edukoni me urtësi dhe mendoni mirë se cilat janë metodat e duhura për tu marrë me fëmijëtt tuaj.

 

Psikologët pohojnë se fëmija merr sjelljen nga prindërit dhe përvetëson atë në mënyrë e cila ngjanë me gdhenjdën në gur. Rezultatet do të jenë ne bazë të sjelljes suaj si prind. /Unik Portal/