Highlight Lifestyle

Humbi 90 kg. Ja sekreti i saj!

Tess Fitzgerald

Tess Fitzgerald ishte vetëm 8 vjeçare kur u takua me një nutricionistë për herë të parë. Kaq e re në moshë dhe peshonte rreth 69 kg.

Ajo u këshillua të hante më shumë pemë e perime, mirëpo nuk është që ju përmbajt rregullave për të humbur peshë.

Në moshën 14 vjeçare ajo u diagnostikua me PCOS (policista ovariane), një çrregullim hormonal që ndihmon në shtimin e peshës. Për ta përballuar këtë gjendje ajo iu kthye ushqimit për ta ngushëlluar veten.

Kur përfundoi shkollën e mesme ajo peshonte 149 kg dhe u ndje e pashpresë.

“U ndjeva e turpëruar me trupin tim. Doja të fshihesha nga bota.” Tha ajo për POPSUGAR.

Kur vazhdoi mësimet në kolegj, ajo vetëm kishte arritur peshën prej 157 kg. Ajo u bë shumë e parehatshme fizikisht dhe emocionalisht.

“U ndjeva e mjerë. Në shkurt të vitit 2015, vendosa që do të ndryshoja jetën time. “

Dieta e saj ishte e lartë në proteina, e ulët në karbohidrate dhe përmbante shumë pemë e perime që e ndihmuan atë të humbte peshë. Sipas saj kjo nuk është një dietë por një stil jetese.

Edhe pse ajo humbi 90 kg dhe arriti në peshën që dëshironte, lëkura e saj u lëshua dhe kështu ajo bëri një ndërhyrje kirurgjike që zgjati rreth 9.5 orë për të larguar 3 kg lëkurë të lëshuar nga humbja e peshës.