Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Hulumtuesit e Harvardit shpjegojnë se si optimizmi ju ndihmon të jetoni më gjatë

harvard

A e dini që optimizmi ju ndihmon të jetoni më gjatë?

Është demonstruar që optimizmi mund të mësohet.  Nëse marrëdhëniet mes optimizmit dhe faktorëve të tjerë të jetës punojnë së bashku,kjo mund të ndihmoj të jetoni më gjatë.

Nëse dikush ju thotë “Të jesh pozitiv mund të të ndihmojë të jetosh një jetë më të gjatë” a do të bënit diçka të ndryshme?

E pra, ju jeni pikërisht në informacionet e duhura. Janë hulumtuesit e Harvardit, ata që shpjegojnë mënyren se si optimizmi ju ndihmon të jetoni më gjatë.

Ata kanë ardhur në përfundim se optimizmi është “diçka” që zgjatë jetën.

Pse u krye ky studim?

Në terma më të thjeshtë, ky hulumtim u krye për shkak se dëshmitë në rritje tregojnë se faktorët e jetesës nuk janë pjesë e vetme e enigmës.

Tani, profesionistët mjekësorë duan të dinë më shumë për marrëdhënien midis një qëndrimi pozitiv, optimizmit dhe jetëgjatësisë.

Unik Portal ju sjellë gjetjet më të rëndësishme të studimit.

– Gratë që renditen në grupin e (25 përqind) të “niveleve të optimizmit” kanë një rrezik 30 përqind më të ulët të vdekjes në të gjitha sëmundjet.

– Nivelet pozitive të optimizmit dhe rezultatet shëndetësore mbetën të qëndrueshme në të gjithë faktorët e rrezikut të vetë-raportuar. Ndër kushtet e raportuara: kolesteroli i lartë, hipertensioni, diabeti i tipit 2,sulmi në zemër, goditja, kanceri dhe indeksi i masës trupore.

Optimizmi për më shumë lumturi

Çfarë do të thotë kjo?

Eric Lee, autori kryesor i studimit, thotë: “Të gjeturat tona të reja sugjerojnë se ne duhet të bëjmë përpjekje për të rritur optimizmin, që është treguar të jetë e lidhur me sjellje më të shëndetshme dhe mënyra më të shëndetshme për të përballuar sfidat e jetës”.

Si përfundim,  Dr. Lee sugjeron që nëse nuk jeni një person pozitiv, është e dobishme të bëheni. Në temën e “konvertimit të optimizmit”, studimi është i qartë: është e mundur të jesh më pozitiv!