Highlight Natyrë & Turizëm

Holanda, vendi i tulipanëve, mullinjve të erës e djathërave të shijshëm

Holanda

Holanda është e njohur në të gjithë botën. Si për fushat e tulipanëve, mullinjtë e erës, djathërat e shijshëm dhe numrin më të madh të biçikletave për person.

Është një vend i njerëzve të hapur dhe miqësor, shtëpi përrallash, kështjella të lashta dhe peizazhe mahnitëse. Një vend i njerëzve të lirë, ku çdokush mund të gjejë atë që ai ose ajo ka nevojë.
Askush nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj Amsterdam-it të zhurmshëm. Dhe të gjallë me muzetë, kanalet, dyqanet e kafeneve dhe ‘Red Lights Disctrict”.

Ecni rreth Rotterdam-it miqësor dhe të qetë ose Eindhoven-it të gjelbër. Ose vizitoni fshatin e mullinjtë me erë dhe qytetin simpatik të vjetër të Delftit.

Shkoni në parkun Royal Tulip në Lisse, enduni nëpër kështjellën Binnenhof në qendër të Hagës dhe shijoni muzgun në një breg të piktoresk të Scheveningen.

Unik Portal ju paralajmëron se, pasi keni të keni vizituar dikur Holandën, me siguri do të dëshironi të ktheheni atje përsëri dhe përsëri.

Ne ju sjellim disa pamje me të vërtetë mahnitëse nga Holanda!


Mirë se vini në një përrallë!


I Amsterdam, instalacion artistik përballë Rijksmuseum.


Red Lights District


Keukenhof, Parku i Evropës


Shtëpitë shumëngjyrëshe në Houten


Kanalet piktoreske të Delftit