Highlight Të tjera

Historia dramatike e trurit

truri

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, njeriu, me gjithë kulturën dhe edukimin e tij, kupton pak ose aspak lidhur me forcën e paprekshme të mendimit. Ai di pak për trurin e tij fizik dhe rrjetin e tij të gjerë të makinerive  të ndërlikuara nëpërmjet të cilave forca e mendimit përkthehet në ekuivalenten e saj materiale, por ai po futet tani në një kohë që do të hedhë dritë mbi këtë temë.

Tashmë njerëzit e shkencës  kanë filluar ta kthejnë vëmendjen e tyre në studimin e kësaj gjëje të jashtëzakonshme të quajtur tru dhe, derisa ata janë ende  në fazën e kopshtit me studimet e tyre, kanë zbuluar njohuri të mjaftueshme për të ditur se centrali qendror i trurit të njeriut, numri i linjave që lidhin qelizat e trurit njëra me tjetrën, është i barabartë me numrin 1 të ndjekur nga pesëmbëdhjetë milion shifra.

Shifra është kaq e jashtëzakonshme,-thotë Dr.C .Judson Herrick, nga Universitetin i Çikagos, sa shifra astronomike që ka të bëjë me qindra milionë vjet dritë, bëhet e parëndësishme për t’u krahasuar”.

Është përcaktuar se janë nga 10.000.000.000 deri në 14.000.000.000 qeliza nervore në koren cerebrale, dhe ne e dimë që ato janë  rregulluar në moderne të caktuara. Këto rregullime nuk janë kaotike. Ato janë të rregullta. Metodat e zhvilluara kohët e fundit të elektrofiziologjisë tërheqin rrymat e veprimit nga qeliza të vendosura në mënyrë shumë të saktë ose fibra me mikro-elektroda, duke I përforcuar ato me kanale radioje, dhe regjistrojnë diferenca të mundshme deri te një e milionat e voltit.

Është e papërfytyrueshme që një rrjet i tillë i ndërlikuar makinerie të ekzistojë me qëllimin  e vetëm atë të kryerjes së funksioneve fizike dytësore për rritjen dhe mirëmbajtjen e trupit fizik. A nuk është e mundur që I njëjti sistem,i cili u jep miliarda qelizave të trurit mënyrën e komunikimit me  njëra tjetrën, të sigurojë gjithashtu edhe mjetin e komunikimit me forcat e tjera të paprekshme.