Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Histori mbi gratë që besuan dhe mbërrin suksesin

suksesin

Gratë janë egoiste dhe supreme – në kuptimin që kur të jenë të vetëdijshme se mund të bëjnë diçka dhe kjo ide të futet tërësisht në  vetëdijen e tyre, ato ndalen në asgjë për të arritur qëllimin e tyre. Ju e dini thënien e vjetër: “Femra është më vdekjeprurëse se sa meshkujt.”

Kjo është e vërtetë dhe nëse një herë gratë e kuptojnë fuqinë e tyre, asgjë nuk do t’i ndalojë ato. Nëse ato dëshirojnë,mund të drejtojnë këtë botë të vjetër. Dhe sapo ato të ngjallen dhe të kuptojnë se çfarë mund të arrijnë, nuk do të ketë ndalesa. Gratë janë më të shkathëta e më të adaptueshëme.  Që nga koha e Kleopatrës deri në të tashmen, ka pasur mijëra gra që, duke u mbështetur në bindjet e tyre më të  thella, kanë pasur një dorë të drejtpërdrejtë në formësimin e jetës së miliona njerëzve. Është thënë se prapa çdo sundimtari të madh ishte një grua. Kjo nuk mund të jetë historikisht e saktë, por sigurisht që kemi dëshmi të mjaftueshme për të ditur se grate kanë pasur dorën udhëzuese në krijimin e historisë. Emrat e disa grave që kanë arritur sukses perms besimeve të tyre vijnë në mendje.

Njëra ishte Empress Eugenie që u martua me Napoleonin e tretë. Si një fëmijë i vogël ajo ishte rrëzuar në një shkalle dhe kishte lënduar trupin e saj. Infermierja e saj cigane i tha asaj të mos qante, se ajo do  të ishte një mbretëreshë dhe do të jetonte njëqind vite. Ajo besonte në ciganë dhe pasuria e saj materializohej  gati si e profetizuar. Ajo jetoj derisa u bë nëntëdhjetë e katërvjeç, vetëm gjashtë vjet më pak se mosha e caktuar nga infermierja e saj cigane.

Marie Curie, bashkëpunëtorja e njohur e zbulimit të radiumit, u tha kur ishte fëmijë në Varshavë nga një grua e vjetë rcigane se ajo do të ishte e famshme. Historia është se Marie, që  më vonë do të njihet si Madame Curie, po vraponte për t’u bashkuar me një grup të shoqërisë, kur gruaja e vjetër cigane ndaloi atë, duke kërkuar që vajza të tregonte dorën e saj. Gruaja cigane mbante dorën e vogël, duke ngacmuar e duke komentuar linjat e mrekullueshme në pëllëmbën e saj dhe duke i thënë fëmijës se ajo do të ishte e famshme një ditë. Siç e dime të gjithë, Madame Curie u bë ndër grate më të njohura të kohëve moderne. Dëshira për të zbuluar se çfarë qëndronte pas fenomenit të çuditshëm i njohur si radio aktivitet, fjalë për fjalë e çoj profesorin Pierre Curie dhe Marie, gruan e tij, në zbulimin e radiumit të kaltër. Mbase fjalët e tregtarit të vjetër të ciganëve frymëzuan Madame Curie dhe ndikuan në karrierën e saj.

Fuqia e grave është e pakrahasueshme, ju mund të vendosni të zbuloni këtë fuqi tuajën që mbani afër vetës, duke shkuar hap pas hapi me vetë besimin tuaj drejtë suksesit.