Modë & Bukuri

Hiqni lëkurën e vdekur me maskë nga Papaja

Papaja

Papaja është frut më pak i njohur tek në, por vjen nga  Karaibet dhe mund të gjendet i freskët dhe i përpunuar. Njihet si frut që përmban shumë proteina dhe me efekte shumë të dobishme për organizmin dhe lëkuren. Nëse keni telashe me lëkurën e vdekur në fytyrë, bëni një maskë nga papaja. Kjo maskë do t’ju ndihmojë edhe kundër rrudhave të lehta të fytyrës tuaj. Kjo maskë po ashtu do ta bëjë lëkurën e juaj më të butë.

Thjeshtë merrni një copë nga fruti papaja dhe gërryeni pjesën e tulit si pure, përzieni me një lugë lëngë të freskët ananasi dhe aplikojeni në lëkurën tuaj. Mbajeni për disa minuta. E preferuar është që të mbahet deri në 15 minuta. Ju që keni lëkurë të ndjeshme, provojeni fillimisht në krahun tuaj, për të parë mundësitë e  reagimit.

Preferohet që kjo maskë mund të përdoret një deri në dy herë në javë për pastrimin e lëkurës nga qelizat e vdekura.