Highlight Storie Inspirimi

Hidhuni pak pluhur magjik të gjithëve

pluhur magjik

Pluhuri magjik nuk janë mëlmesat e kuzhinës. Por, ashtu siç shtojmë mëlmesa për shije më të mirë, ashtu duhet të shijojmë jetën.

Mësimet e lashta morale thonë se ajo që i japim me gjithë zemër dikujt do të na shpërblehet njëqindfish. Prandaj të jesh mirënjohës dhe të falënderosh dikë për çfarëdolloj sendi apo shërbimi që merr prej tij është jo vetëm e ngutshme por edhe e domosdoshme për ta përmirësuar jetën tënde.

Mirënjohja është një energji me forcë të jashtëzakonshme. Kështu që ajo shkon dhe ndikon ten ai njeri tek i cili e drejtoni.

Po ta përfytyroni energjinë e mirënjohjes si një pluhur magjik të shndritshëm, atëherë, kur shprehni mirënjohjen tuaj dikujt prej të cilit keni përfituar diçka, është njësoj sikur po hidhni mbi të pikërisht këtë pluhur magjik. Energjia e fuqishme dhe pozitive e mirënjohjes futet thellë e ndikon mbi këdo që e hidhni këtë pluhur.

Ne përballemi çdo ditë me shumë njerëz. Disa herë në mënyrë të drejtpërdrejtë: në autobus, tren, dyqan, restorant, ashensor apo në vendin e punës. Por ne lidhemi me njerëzit edhe në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet telefonit apo email-it. Në shumë raste këta njerëz meritojnë që t’ua shfaqësh mirënjohjen, sepse ne marrim diçka nga ata!

~Sekreti – Magjia / Rhonda Byrne