Highlight Storie Inspirimi

Hidhërimi ka bukurinë e vet…

-Bhagvani, a mund të festohet hidhërimi?

Mos u njësoni me hidhërimin. Bëhuni dëshmitar dhe kënaquni me momentin e hidhërimit, sepse hidhërimi ka bukurinë e vet.

Ju nuk keni vëzhguar kurrë. Ju njësoheni aq shumë, saqë kurrë nuk depërtoni në thellësinë e hidhërimit, në thellësinë e kësaj bukurie.

Në qoftë se do të vazhdoni, do të mahniteni – çfarë thesari keni humbur. Shikoni – ju kurrë nuk keni qenë aq i thellë, sa në hidhërim. Hidhërimi përmban thellësinë, lumturia është e sipërfaqshme.

Shkoni e shikoni njerëzit e lumtur. Këta të ashtuquajtur njerëz të lumtur, këta play-çuna e play-goca ju keni për ti gjetur edhe në klube, hotele, teatro – kurdoherë të buzëqeshur, ata ziejnë si flluskat e lumturisë. Ju e shihni që ata janë kurdoherë të cektë, të sipërfaqshëm. Në ta s’ka kurrfarë thellësie. Lumturia të kujton dallgët në sipërfaqe, ju jetoni një jetë të cektë. Kurse në hidhërim ka thellësi. Kur ju jeni të hidhëruar, kjo nuk u ngjet dallgëve në sipërfaqe, kjo u ngjet vetë thellësi të Oqeanit të Qetë, milje e milje thellë.

Zhytuni në thellësi, vëzhgojeni atë. Lumturia është e zhurmshme, hidhërimi është i heshtur. Lumturia i ngjet ditës, hidhërimi i ngjet natës. Lumturia i ngjet dritës, hidhërimi I ngjet errësirës. Drita vjen dhe ikën, errësira mbetët – ajo është e përjetshme.

Drita ndodh nganjëherë, errësira ekziston gjithmonë…

-Shkëputur nga libri “Intuita” – Osho