Highlight Meditimi

Hetem Ramadani: Ja çfarë i ndodhë trurit dhe trupit nga Meditimi Transhendental!

Hetem Ramadani

Efektet e teknikës së Meditimit Transhendental janë të shumta dhe të ndryshme. Ato mund t’i ndajmë në :efekte të pëlqyeshme për ndryshimet fiziologjike, efekte anti stres, efekte pozitive për zhvillimin e aftësive trunore, efekte të pëlqyeshme për shëndetësinë si shtojcë parandaluese, por e rëndësishme e mjekësisë.

Shkencëtarët që kanë hulumtuar ndryshimet fiziologjike në gjendjen transhendentale vetëdijes, në mes tjerash kanë konstatuar  gjendje të ulët të metabolizmit gjatë gjendjes së zgjimit, që dallon thellësisht nga ndryshimet fiziologjike gjatë fjetjes, hipnozës dhe autosugjestimit.

Ndryshimet jane edhe kundërshtim i vërtetë i dukurive të lidhura me stresin, për atë arsye themi se MT-ja ka efekte të fuqishme antistres. Siç e dijmë stresi lidhet me simptoma dhe sëmundje të shumëta.

Gjatë Meditimit Transhedental në trup paraqiten ndryshime të rëndësishme fiziologjike.

Në librin “Shëndeti dhe Suksesi përmes Meditimit”, Hetem Ramadani përmbledhë shumë aspekte pozitive për shëndetin tonë të cilat ndodhin përgjatë procesit të meditimit.

Rënia e pulsit të zemrës, rënia e shtypjes së lartë arteriale, ulja e përqendrimit të hormoneve të stresit në gjak, rritja e shumëfishuar e hormonit që ju mban aktiv dhe të fokusuar, ngadalësimi dhe sinkronizimi i valëve trunore, janë vetës disa prej këtyre ndryshimeve pozitive që ndodhin në trupin dhe trurin tuaj.

Kërkimet, testet dhe anketat e ndryshme me medituesit e MT-së kanë treguar përmirësime të konsiderueshme të gjendjes mendore, neurologjike dhe emocionale, të gjumit, sjelljes, aktiviteteve sociale dhe të ngadalësimit të plakjës.

Vetë-parafytyrim pozitiv, vetë realizimi, relaksimi i madh, rritje e inteligjencës, përmirësimin i përqendrimit dhe kujtesës, stabiliteti i brendshëm, lehtësimi i pagjumësisë, zhvillimi i personalitetit në drejtim të tolerancës dhe dashurisë, përmirësimi i marrëdhënieve të ndërsjella, ngadalësimi i procesit biologjik të plakjes janë po ashtu efekte që do të vëreni tek vetja pasi ta bëni shprehi meditimin Transhendental.

Ushtrimi i rregullt i MT-së ka efekte të rëndësishme parandaluese dhe terapeutike në sëmundje të shumta, por edhe dobi për shërbimin e sëmundjeve.

MT-ja nuk është shërues universal për të gjitha pengesat dhe sëmundjet, por është shtojcë e rëndësishme për shërimin me mjekësi.

Te medituesit e sukseshëm Meditimi Transhendental është efikas për parandalimin dhe për shërimin e sëmundjeve të shumta siç janë:

-Parandalimi dhe shërimi i sëmundjeve kardiovaskulare, para së gjithash të atyre që lidhen me arteriosklezorën.

-MT-ja ndikon në mënyrë të kënaqshme në shumë faktorë të rrezikut për arterosklerozën, sic janë, për shembull, presioni i lartë i gjakut, yndyrat e rritura në gjak, rritja e peshës, prija e duhanit etj.

-Parandalon zhvillimin e sëmundjeve dhe ndikon pozitivisht në përmirëismin e sëmundjeve të lidhura me stresin. Eksistojnë vlerësime se 70-9% të sëmundjeve bashkëkohore, që paraqiten te mjeku i përgjithshëm, janë të lidhura me stresin.

-Shërimi i sëmundjeve të shumta psikosmatike, që janë më se 70%.

-Ulja e ankthit dhe armiqësisë.

-Ulja e vlerës së presionit arterial te hipertonikët.

-Ndihma gjatë rënies në peshë te njerëzit e shëndoshë dhe gjatë përfitimit të peshës te njerëzit nën peshë etj.

Marrë nga Libri “Suksesi dhe Shërimi përmes Meditimit”