Highlight Success ZONE

Hetem Ramadani dhe formula “magjike” mbi shërimin përmes Meditimit Transhendental

Hetem Ramadani

Hetem Ramadani, 66 vjeçari me pamje rinore dhe karizmatike ka zgjuar kurreshtjën e mbarë popullit shqiptarë dhe me gjerë, me prezantimin e formulës “magjike” mbi shërimin pa ilaçe dhe të jetuarit deri në 140 vjet, duke u ushqyer shëndetshëm dhe duke medituar.

Hetemi,  bazat e biznesit i nisi në Shqipëri, në Elbasan. Milionin e parë e arriti aty në fillim të viteve të 90-ta, kur bleu disa mijëra tonë minerale. Karrierën e suksesshme në biznes e vazhdoj në Slloveni, duke u bërë ndër personat më të pasur në këtë vend.

Biznesmeni i njohur, i cili është edhe bashkëshorti i sopranos së njohur Inva Mulës, Hetem Ramadani, pretendon se shërimi i çdo sëmundje mund të bëhet përmes meditimit.

Në intervistat dhe bisedat e fundit që ka pasur me gazetarë,motivues, e personalitete të tjera shqiptarë Hetemi ka thënë se një pjesë e sëmundjeve janë pasojë e medikamenteve, duke përfshirë edhe vaksinat, të cilat sipas tij janë burim i sëmundjeve kancerogjene.

Ramadani mendon  se “Mjekësia ka dështuar duke u marrë me gjene. Ushqimi është ajo lëndë që pas disa orëve bëhet mendim. Ato ushqime që i krijon  natyra janë inteligjente. Atë që Zoti e ka krijuar e di që i duhet njeriut. Nëse ne ushqehemi me ushqimet natyrore nuk sëmuremi”

Hetem Ramadani është padyshim njeriu i përmasave të mëdha të zhvillimit personal. Një njëri që ka shënuar qindra suksese në fushën e biznesi. “Salbatring International”  është shpallur ndërmarrja me rritjen më të shpejtë në Slloveni vite më parë. Hetemi ka shënuar edhe shumë të arritura të tjera në botën e biznesit, por prej 30 vitesh  ai i ka kushtuar një vëmendje të posaçmesh ushqimit të shëndetshëm, ndërsa në dy dekadat e fundit  në mënyrë intensive merret me Meditimin   Transhendental.

Ai është i bindur se Meditimi Transhendental është forca që njeriun e aftëson për t’u përballur  dhe për t’ia dalë mbanë problemeve dhe për ta fituar motiv për jetë dhe natyrisht edhe për biznes. Në trojet shqiptare ai me vetiniciativë ka sjellë mësuesit më të mirë të meditimit nga shkolla e Maharishit, ku qindra shqiptarë patën mundësi të kryejnë  kurse meditimi.

Hetem Ramadani vitet e fundit është dhënë pas studimeve shkencore mjekësore dhe libri i tij i fundit “Shëndeti dhe suksesi përmes meditimit” është bërë një sensacion i vërtetë dhe aktualisht është ndër librat më të shitur në Kosovë dhe Shqipëri.  Në këtë libër ai sjellë fakte mbi mënyrën se si arriti të shëroj vetën, pas një aksidenti, por edhe u jep përgjigje pyetjeve mbi probleme të shumta shëndetësore.

Libri sjellë dy kapituj për stresin, që është shkaku kryesor bashkëkohor i çrregullimeve në tru, pastaj vijojnë më katër kapituj mbi bazat e fizikës kuantike, trurit kuantik, ndikimi i trurit në trup dhe në trupin kuantik. Tre kapituj i janë kushtuar Meditimit Transhedental mbi bazat, dobitë dhe shembuj të praktikimit. I gjithë qëllimi i librit është të informojë dhe ti bindë njerëzimit për një jetë të shëndetshme dhe fatlum e sipas kriterit  njerëzor.

 

 

 

Sipas z.Ramadanit, meditimi është tejet i rëndësishëm, pasi sjell paqen në trup. Është vetëm teknologjia e turit dhe mendjes, që të sjellë në paqe. Kur  krijojmë paqen, atëherë prekim fushën unike.

Secili besim ka një instrument, një tingull, teknologji…që krijon paqen në trup dhe në mendje. Gjatë meditimit trupi i njeriut është i qetë, sepse ju jeni në  kontakt me fushën unike. Në këtë paqe ti je një kontakt me fushë unike, me dijen gjithëpërfshirëse.

Në këtë kontakt me këtë fushë është gjithçka në kontakt me fushën unike çdo dëshirë jotja, çdo qëllim i yti e ka mbështetjen e fushës unike dhe të ligjeve të kësaj fushe.

Përparësia më e madhe  e këtij lloji të meditimit është se ajo ka efekte antistres në tru.

I pyetur mbi atë se si ndodhë kjo ai thotë “Para se gjithash, jam tejet kreativ në nivelin individual dhe kolektiv. Mendoj për shumë gjëra, e pastaj ato i vërtetoj në praktike. Momentalisht më shqetëson më së shumti një problem mjekësor i përmasave botërore, që e mundon gjysmën e njerëzve të rritur.Jam i bindur se për të e kam gjetur zgjidhjen. Hëpërhe  zbulimin jam duke verifikuar. Por, shpresoj se me të do të mund t’ia dal brenda këtij viti.

Z.Ramadani thotë se teknika është e thjeshtë, u përshtatet të gjithë njerëzve, kërkon vetëm 20 minuta  në ditë dhe është metoda më efikase nga të gjitha metodat e ngjashme.

Si meditimin i thellë Trashedental është i vjetër, e ka zanafillën 2500 vjet më parë dhe buron nga tradita e vedes së Indisë. Kjo është tradita më e vjetër dhe e pashkëputur e dijës së tërësishme për njeriun.

Vetëm pas 20 minutave meditim efektet pozitive janë të jashtëzakonshme. Pushimi i natyrshëm,relaksimi dhe tensionimi nga lodhja, nga rraskapitja dhe nga stresi. Medituesit vërejnë pas ushtrimi një pushim të thellë, një rifreskim, qartësi më të madhe të mendjes, më shumë energji, më shumë kreativitet, inteligjencë, stabilitet më të madh emocional dhe mendor dhe kënaqësi më të madhe në jetë.