Highlight Të tjera

Herën tjetër që keni sulm paniku, bëjeni këtë…

panik

“Jeta është 10% ajo që përjetoni dhe 90% si reagoni ndaj saj.” – Dorothy M. Neddermeyer

Ja ku janë 5 mënyra se si duhet të menaxhoni vetën kur jeni në një situatë stresuese dhe po përjetoni një sulm paniku.

1. Merrni frymë thellë;

Kur keni vuani nga ankthi dhe sulmet e panikut, mund të jetë e vështirë të merrni frymë thellë.Mundohuni të fokusoheni në frymëmarrjen tuaj dhe qetësojeni vetën kur jeni në një situatë stresuese. Merrni frymë thellë dhe numëroni deri në 5 pastaj lëreni frymën jashtë dhe numëroni deri në 7. Në këtë mënyrë ju do të fokusoni mendjen tuaj dhe të relaksoni trupin.

2. Mendoni pozitivisht;

Ankthi mund t’ju kaplojë kur mendimet negative fillojnë të bëhen pjesë e rutinës tonë ditore. Ndalimi i këtyre mendimeve para se të bëhen pjesë e jetës suaj, ndihmojnë që të ruani qetësinë. Një mënyr për të ndaluar këto mendime negative është duke u fokusuar në mendime pozitive.

3. Ndaloni përdorimin e kafeinës;

Nëse keni probleme me sulme paniku dhe pini shumë pije që përmbajnë kafeinë si kafe, pije të gazuara atëherë duhet të ndaloni konsumin e tyre. Kafeina është një stimulues që ka tendenca të përkeqësojë gjendjen e personave që vuajnë nga ankthi. Mundohuni të konsumoni sa më pak kafenë dhe pini shumë ujë për të qenë të hidratuar.

4. Bëni ushtrime;

Po, ushtrimet mund t’iu ndihmojnë të kontrolloni sulmet e panikut dhe të largoni stresin. Celësi është të dilni dhe të lëvizni. Ndonjëherë e gjitha që ju nevojitet është që thjesht të ndizni energjinë tuaj dhe ta drejtoni atë që të ketë një drejtim e një vend ku të shkojë. Prandaj dërgojeni këtë energji tek ushtrimet në palestër ose në natyrë, kudo që ju duket më e përshtatshme për ju.

5. Bëni gjumë të mirë;

Një gjumë i mirë ndihmon në lehtësimin e simptomave të ankthit dhe sulmeve të panikut. Nëse po flini më pak se 6-7 orë në një natë atëherë ky mund të jetë edhe një ndër shkaktari kryesor I stresit ditën e nesërme. Një gjumë I mirë do të thotë të flesh rreth 8 orë cdo natë.