Highlight Receta

Harrojeni KFC, këta janë ‘gishtërinjtë’ më të shijshëm të pulës

KFC

Këta ‘chicken fingers’ pa dyshim do të jenë më të preferuarit tuaj e të fëmijëve tuaj. Përvec që janë të shijshëm do të jenë të freskëta krahasuar me ato që shërbehen ne restaurante.

Përbërësit që ju duhen:

450 gr gjoks pule;
1 vezë;
1 lugë gjelle sirup panje;
1 lugë çaji mustardë;
120 gr thërrime buke;
1 lugë çaji paprika;
Pak hudhër pluhur;
Kripë dhe piper sipas shijes;

Mënyra e përgatitjes:

1. Në një enë të thellë përzini sirupin panje, vezën dhe mustardën.

2. Në një enë tjetër përzini thërrimet e bukës, piperin e kuq, hudhrën pluhur, kripën dhe piperin e zi.

3. Preni gjoksin e pulës në shirita, dhe përzini me përbërjen e vezës. Futni në frigorifer për 1 orë.

4. Nxeni furrën në 200 gradë.

5. Secilin shirit futeni në përzierjen me thërrime buke dhe shtrijeni në një tepsi.

6. Spruconi me vaj.

7. Pjekni në furrë për 20 minuta.

Ju bëftë mirë!