Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Hapi i parë për të qenë person pozitiv është ta pranoni vetën ashtu siç jeni

person pozitiv

Ju nuk mund të ndryshoni mënyrën se si mendoni nëse nuk mund  të identifikoni problemin që keni.

Duke e pranuar vetën ashtu siç jeni, pra  faktin që keni  mendime dhe ndjenja negative dhe që nuk kënaqeni me mënyrën se si ju po reagoni ndaj tyre, mund t’ju ndihmojnë të filloni procesin e ndryshimit.

Mundohuni të mos gjykoni veten për mendimet dhe ndjenjat tuaja.

Mos harroni: mendimet që shfaqen ose ndjenjat që përjetoni nuk janë në thelb “të mira” ose “të këqija”, ato janë vetëm mendime dhe ndjenja. Ajo që ju mund të kontrolloni është se si ju i interpretoni dhe u përgjigjeni atyre.

Pranoni gjërat rreth vetes ashtu siç janë dhe mundohuni ti shihni gjërat e mira në këtë rreth.

Për shembull, nëse je një person i mbyllur në vetë, që ka nevojë për kohë në qetësi vetëm për të “rimbushur vetën”, atëherë kjo është gabim. Ndoshta pikërisht kjo të bën të jesh i pakënaqur. Pranoni veten se kush jeni tani, ashtu siç jeni, dhe pastaj do të jeni më i fuqishëm për ta ndryshuar vetën në aspektin pozitiv.