Highlight Storie Inspirimi

Hapat magjik që do të ndryshojnë jetën tuaj!

ndryshoni jetën tuaj

Janë disa hapa që mund ti ndërmerrni dhe që do të ndryshojnë jetën tuaj!  

“Unë ia kujtoj vetes njëqind herë në ditë se gjendja ime emocionale dhe veprimtaria ime e përditshme varen nga puna e njerëzve të tjerë. Si nga puna e atyre që nuk janë më, ashtu edhe nga puna e atyre që vazhdojnë të jetojnë. Prandaj edhe unë duhet të bëj të pamundurën që të jap po aq sa kam marrë e vazhdoj të marr prej të tjerëve.”

~Albert Einstein

Ushtrimi i sotëm magjik e merr frymëzimin tek Einstein, ndaj, që të bëheni të suksesshëm ju duhet të ecni në gjurmën e tij.

Hapat Magjik


1. Numëroni të mirat që keni në jetë. Bëni një listë me dhjet prej tyre dhe në fund të cdo të mire thoni faleminderit. Faleminderit, faleminderit, duke u munduar të ndiheni sa më thellë që të jetë e mundur mirënjohës për secilën nga to.

2. Hidhni njëqind Hapa Magjike (përrreth nëntëdhjetë sekonda) për të treguar mirënjohjen tuaj. Këtë mund ta bëni kurdoherë gjatë ditës.

3. Sa herë që hidhni një hap, thoni fjalën magjike faleminderit, duke u munduar të ndiheni sa më thellë mirënjohës për atë që kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë të tjerët për ju.


~Sekreti – Magjia / Rhonda Byrne