Highlight Të tjera

Halloween, ide për tu përgatitur për festën plot mister

Halloween

Dita e 31 tetorit kur dhe festohet Halloween shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli. Pikërisht për këtë arsye, njerëzit veshin kostume të frikshme për t’i trembur të tjerët. Ekzistojnë versione të ndryshme të traditave të Halloween-it, por origjinën e vërtetë e gjejmë në festivalin antik të keltëve të njohur si Samhain. Në Skocinë e vjetër mendohej se ishte pikërisht nata e 31 tetorit, kur nuk kishte më kufi mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve.

Legjenda thotë se shpirtrat që kishin vdekur gjatë atij viti mblidheshin së bashku për t’u përzier me botën e të gjallëve dhe më pas për të nisur rrugën drejt një bote tjetër. Në natën e fundit të të korrave të vjeshtës, bota ndryshon nga ngrohtësia e diellit të verës në ftohtësinë e errët të dimrit, toka nga pjellore në shterpë.

Mijëra njerëz në kudo nëpër botë bëjnë përgatitje për këtë natë , duke shndërruar shtëpinë e tyre  në një arenë festë dhe frikësimi.


Kjo është ndër mënyrat më të lehta për ti bërë kungujt tuaj ideal këtë natë. Kunguj të ndritshëm pa fenerë. E tëra që ju nevojitet janë ngjyra akrili, qirinjë me bateri dhe kunguj të madhësive të ndryshme.

Ky dizajn i ngrohtë dhe elegant është ideal për të mirëpritur mysafirët brenda këtij sezoni. Thjeshtë gdhendni forma që dëshironi brenda kungujve tuaj dhe vendosni qirinjë me bateri.