Highlight Të tjera

Hajduti vjedh më së shumti nga vetja e tij…

Hajduti

Arthur Barry nuk ishte një hajdut dosido. Ai ishte një hajdut diamantesh. Ai u bë i famshëm në tërë botën si hajduti më i madh i diamanteve.

Jo vetëm që ishte një hajdut i suksesshëm, por ishte edhe një vlerësues i veprave të artit.

Si fakt, ai ishte bërë një snob dhe nuk do të vidhte nga çdokush – të paktën jo Arthur Barry.

Jo vetëm që “shënjestrat” e tij duhej të kishin para e diamante, në mënyrë që ai t’ua vinte syrin, por emri I tyre duhej të renditej në ‘shoqërinë e lartë’

Në fakt u bë një simbol statusi të të vidhte ky “zotëria hajdut”.

Një natë, Barry u kap gjatë një vjedhjeje dhe u qëllua tre herë. Me plumbat në trup, copa xhami në sy dhe një dhimbje e papërballueshme, ai bëri një betim jo shumë të pritur “Kurrë më nuk do ta bëj këtë.”

Mrekullisht, ai u arratis, dhe për 3 vitet e tjera nuk u fut në burg.

Mirëpo një grua xheloze e dorëzoi në polici, dhe ai mbajti 18 vite në burg.

Kur ai u lirua, e mbajti fjalën. Nuk u kthye në një hajdut përsëri.

Ai në fakt jetoi një jetë të qetë në një qytet të vogël.

Por pas disa kohësh banorët e kuptuan se kush ishte ai, e gazetarë të ndryshëm shkuan ta pyesnin…

Një gazetar i ri e pyeti atë: “ Z. Barry, ju keni vjedhur nga shumë njerëz të pasur gjatë viteve si hajdut, por jam kurioz të di, nga kush keni vjedhur më së shumti?

Barry pa asnjë moment hezitimi tha: “Kjo është e lehtë. Njeriut të cilit I kam vjedhur më së shumti, është vetja ime. Mund të isha një biznesmen i suksesshëm dhe një anëtar kontribues i shoqërisë, por në fakt zgjodha të kaloj 2/3 e rinisë pas grilave të burgut.