Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Gruaja që ndaloj përdorimin e sheqerit sot mburret me trupin e saj…

sheqer

Derisa dikujt mund t’i duket e pamundur të ndalojë konsumimin e sheqerit, Arielle Says, për 30 ditë nuk e përdori asnjë ushqim më përmbajtje të sheqerit dhe kjo për të ishte atraktive, ngase kështu e kuptoi që ka ushqime me shije shumë të mirë, edhe pa përmbajtje të sheqerit.

Misionin e saj për t’u ushqyer shëndetshëm nisi vetëm tridhjetë ditë më parë dhe pas ndryshimeve të para ajo ndau përvojën e saj 30 ditorë me ndjekësit e saj në instaluam. Përveç që Arielle e hetoi se në kuzhinë po humbë më pak kohë, ajo largoj edhe të gjitha ëmbëlsirat artificiale, shurupet e ndryshëm më përmbajte të lartë të sheqerit, duke shtuar në dietën e saj ushqimore mjaltin, të cilin më parë nuk e kishte përdorur shpesh.

Sipas Arielle, njerëzit priren të përdorin vazhdimisht ushqime, si biskota dhe ëmbëlsira me sheqer, duke harruar edhe 70 përqind e produkteve që përdorën për prodhimin e biskotave dhe ëmbëlsirave po ashtu kanë një sasi të lartë të sheqerit brenda tyre. Ajo po ashtu tregoi se kishte kufizuar disa prej fruta që konsiderohen si shumë të ëmbël dhe me përmbajtje të lartë të sheqerit.

E gjithë dieta e saj përfshiu ushqime me proteina të mjaftueshme, si shpageta, oriz, kungulleshka,sandviç me djathë dhe shumë ushqime deti.Duke përdorur për 30 ditë këto ushqime, ajo fitoj shprehi të reja të të ushqyerit dhe kursej shumë para. Duke qenë se shumica e produkteve ushqimore kanë përmbajtje të sheqerit ajo shpesh futej në kuzhinë dhe përgatiste ushqime 100% pa sheqer.

Dhe,në fund të këtij muaji ajo pretendon se tashmë nuk ndjen dhimbje koke, kishte më shumë energji,  dhe humbi peshën e tepër në veçanti në zonën e belit. Beli I saj u hollua për më shumë se 3 cm

Tashmë Arielle është bërë model inspirimi për shumë gra që duan të dobësohen pa dieta të mundimshme, vetëm duke larguar sheqerin nga ushqimi i tyre.