Highlight Të tjera

Gruaja që filloj të besojë në shërimin e saj

shërimin

Ajo llogaritet me qenë një grua e fortë që me ndihmën e besimit në Zot shëroi trupin e saj nga sëmundjet.  Për ngjarjen e saj ekziston dokumentacion shkencor i besueshëm dhe shterues.  Kësaj gruaje i është thënë se është e domosdoshme që menjëherë t’i nënshtrohej operacionit, në mënyrë që t’i hiqej e dala, e diagnostikuar si malinje.

Kështu e nis rrëfimin e saj ajo:

U morën të gjitha masatë preventive të shërimit, por shenjat e sëmundjes u paraqiten përsëri. Siç mund të pritej, isha e frikësuar, e dija se nga shërimi i mëtejmë spitalor nuk kishte kurrfarë dobie. Nuk kishte shpresë, dhe kështu iu drejtova Zotit që nga ai të kërkoja ndihmë. Një person shumë i përkushtuar shpirtërisht me ndihmoi që me ndihmën e lutjes ta kuptoja se njohja  e drejtë e Zotit dhe fuqia e tij edhe mua do të  më ndihmonte. Kjo mënyrë e të  menduarit më përgjigjej dhe rashë në dorë të Zotit.

Sikurse rëndom, një mëngjes e luta Zotin të me ndihmonte dhe dita më kaloi duke kryer punët e shtëpisë, të cilat, në atë kohë, ishin të shumta. Përgatisja darken dhe krejt vetëm në kuzhinë. Papritmas  u bëra e vetëdijshme për dritën e fortë të pazakonshme , e cila  e mbushi hapësirën  dhe ndjeva presion përgjatë tërë anës së majtë të trupit, sikur dikush të ishte ngjitur për mua dhe menjëherë mendja më shkoj tek prania e Zotit.

Vendosa të prisja deri  në mëngjes për të qenë e sigurt, nëse simptomat e vështirësive të mia zhduken, atëherë do ta di. Deri në mëngjes gjendja ime u përmirësua aq dukshëm dhe mendimet i kisha aq të shkarkuara, saqë isha e sigurt për shërimin tim, dhe këtë ia thashë mikut tim. E gjithë kjo më ndodhi para pesëmbëdhjetë vjetësh, dhe shëndeti im përherë po përmirësohet, kështu që tash jam në formë të shkëlqyer.