Familja Highlight

Gjyshërit që shpenzojnë shumë kohë me nipërit dhe mbesat jetojnë më gjatë!

Ne të gjithë e dimë se lidhja midis fëmijëve dhe gjyshërve është e përjetshme. Gjyshërit i duan nipërit e mbesat me gjithë zemrën e tyre. Ata i duan të vegjlit me një dashuri krejt special, që nuk ngjason me asnjë tjetër në botë.

Por, gjyshërit që shpenzojnë kohë me nipërit dhe mbesat e tyre kanë përfitime të shumta që nuk janë menduar më parë.

Shkencëtarët kanë ardhë në përfundim se “gjyshërit që kujdesën për nipërit e tyre priren të jetojnë më gjatë sesa të moshuarit e tjerë që nuk bëjnë kujdes për dikë në moshën  e shtyrë.

Ky lajm është i mrekullueshëm posaçërisht  për gjyshërit të cilët duan të shpenzojnë më shumë kohë me nipërit e mbesat e tyre. Plus, është një lajm i mirë edhe për ata të moshuar që nuk e kanë menduar asnjëherë këtë.

Ky studim ka përfshirë 500 të moshuar nga Berlini.

Studimi nxori në pah se gjyshërit që kalojnë më shumë kohë duke u kujdesur dhe argëtuar me nipër e mbesa po jetonin me gjatë se të terët dhe kishin 37% më pak mundësi të vdisnin në moshën e njëjtë më gjyshërit pasiv.

“Ne e dimë se sa më shumë që njeri plaket më aktiv duhet të qëndroj, më social dhe të jetë ketë vullnetin për të qenë të lumtur në këtë fazë të jetës”, thotë Dr. Ronan Factora.

Pse po ndodhë kjo?

Shkencëtarët kanë dhënë disa shpjegime.

Sepse, ata besojnë se koha e shpenzuar e gjyshërve me nipa e mbesa krijon tek ata një një motiv të ri për jetë dhe i bën ata të ndihen më produktiv. Dhe mbi të gjitha i mban ata fizikisht aktiv dhe më me pak stres.

Pavarësisht moshës së tyre, fëmijët janë plot jetë dhe gjithmonë duan të bëjnë diçka të re. Prandaj, nuk ka diskutim se të qenit i rrethuar me fëmije të bën të ndihesh i gjallëruar.

Gjyshërit janë një figurë shumë e rëndësishme në jetën e fëmijëve. Momentet e kaluara me gjyshërit janë kujtime që të përcjellin gjithë jetën. Duke shpenzuar kohë me gjyshërit ata jo vetëm që janë të lumtur, por është e mirë edhe për shëndetin e tyre.

Kështu pra, gjysh e gjyshe, mos ndaloni. Nëse doni t’ia shtoni vetës edhe disa vite jetë merruni më shumë me të vegjlit e fëmijëve tuaj. Shkoni vizitoni nipërit e mbesat dhe kaloni kohë kualitative me ta.