Highlight Të tjera

Gjumi pa ëndrra

Gjumi pa ëndrra

Ti udhëton drejt të pa-manifestuares çdo natë kur hyn në fazën e gjumit të thellë pa ëndrra. Ti shkrihesh me burimin. Merr nga ai energjinë jetësore që të mban për një farë kohe kur kthehesh të e manifestuara, bota e formave të ndara. Kjo energji është me jetësore se ushqimi: “Njeriu nuk jeton vetëm me bukë”. Por në gjumin pa ëndrra, ti nuk shkon drejt saj në mënyrë të vetëdijshme. Edhe pse fizikisht funksionet veprojnë akoma, “ti” nuk ekziston më tej në atë gjendje. A mund të imagjinosh se si mund të ishte të shkosh në gjumin pa ëndrra me vetëdije të plotë?

Është e pamundur të imagjinosh këtë, pasi kjo gjendje nuk ka përmbajtje. E pamanifestura të çliron kur hyn në mënyrë të vetëdijshme. E vërteta do të të çlirojë, por ti do të njohësh të vërtetën dhe e vërteta do të të çlirojë.

Kjo nuk është e vërtetë konceptuale. Është e vërteta e jetës së përhershme përtej formës, e cila është e njohur në mënyrë të drejtpërdrejtë ose aspak. Mos u përpiq të qëndrosh i vetëdijshëm në gjumin pa ëndrra. Është pothuaj e pamundshme që t’ia arrish. Më së shumti, mund të qëndrosh i vetëdijshëm gjatë fazës ëndërruese, por jo përtej saj, Kjo quhet ëndërr e kthjellët, e cila mund të jetë interesante dhe magjepsëse, por jo edhe çliruese.

Kështu që, përdore brendësinë e trupit si një portë hyrjeje përmes së cilës hyn në të pa-manifestuaren, mbaje këtë portë të hapur, kështu do të qëndrosh i lidhur me burimin në çdo kohë.

Nuk ka ndryshim, për aq kohë sa brendësia e turpit është në interes, nëse e jashtmja e trupit tënd është e vjetër apo e re, e brishtë apo e fortë. Brendësia e trupit tënd është e pakohë. Nëse ti je ende i aftë për të ndier brendësinë e trupit, përdor njërën prej dyerve të tjera, edhe pse në përfundim ato janë të gjitha një.