Highlight Storie Inspirimi

Gjithçka që u bëjmë të tjerëve, ia bëjmë vetës. Prandaj fal dashuri dhe merr dashuri!

dashuri

A e keni menduar se gjithçka që u bëjmë të tjerëve, ia bëjmë vetës?

Faji,kritika, gjetja e gabimeve dhe ankesa janë të gjitha forma të ndjenjës negative. Të gjitha këto sjellin acarim.  Me çdo ankesë  dhe kritikë, ti bëhesh burim ndjenje negative. Ankesat mbi motin, trafikun, qeverinë, partnerin, fëmijët, prindërit,radhët  e gjata, ekonominë, ushqimin, punën, biznesin, çmimet, zhurmat apo shërbimet…  Të gjitha duken si gjëra të vogla pa vlerë, por të gjitha këto krijojnë  një lum ndjenje negative.

Ti duhet t’i heqësh nga fjalori yt  fjalët e tmerrshme,e pështirë, e frikshme. Kur ti i thua, ato shoqërohen me ndjenja të forta.

Kur ti i përdorë, ato të rikthehen dhe kështu ato ndikojnë në jetën tënde. A nuk do të ishte më mirë të përdorje shpesh fjalë të tilla, si fantastike, e mahnitshme, e shkëlqyer dhe e mrekullueshme?

Ti mund të kesh gjithçka që dëshiron. Por, duhet të jesh në harmoni me dashurinë. Dhe kjo do të thotë se nuk ka justifikime për të mos u bërë burim i saj. Arsyetimet dhe justifikimet të shmangin nga marrja e gjërave që dëshiron. Ato nuk lejojnë që ti të kesh një jetë të mrekullueshme.

Ti nuk e kupton kur ankohesh tek shitësi i dyqanit dhe më pas, kur kthehesh në shtëpi, komshiu ankohet se qeni yt nuk pushon së lehuri. Kur takon një mik për drekë, me të cilin  bën thashetheme për një mik të përbashkët, dhe kur kthehesh në zyre mëson se të kanë dal probleme të mëdha me një klient të rëndësishëm.Ti nuk e kupton, kur biseda e drekës ka qenë mbi një lajm negativ të dhënë në televizor dhe në mbrëmje nuk vë zë gjumi se ke siklet në stomak.

Ti nuk e kupton kur ndihmon dikë në rrugë dhe mbas 10 minutash gjen parkim sapo mbërrin te supermarketi. Kur e ndihmon fëmijën tënd me detyrat e shtëpisë dhe të nesërmen merr lajmin se fëmija yt ishte më i miri në klasë.

Ti nuk e kupton kur i bën nder një miku dhe po atë javë merr dhuratë dy bileta për  ndeshjen tënde të preferuar. Në çdo situatë dhe rrethanë të jetës tënde, ti merr atë jep, edhe kur nuk e kupton këtë.