Highlight Të tjera

Gjërat që nuk duhet ti bëni nëse doni të bëheni të pasur

të pasur

Gjithkush gjen rrugën e vet drejt pasurisë.

Disa njerëz kishin aq “fat” sa për të blerë Bitcoins kur 1 BTC ishte e barabartë me $1; të tjerët punojnë shumë.

Njerëzit që janë të pasur kanë diçka të përbashkët.
Hulumtuesi Tom Corley është i interesuar në dallimet mes zakoneve të njerëzve të pasur dhe atyre që nuk kanë shumë para. Ai studioi të dy grupet për 5 vjet dhe bëri konkluzione interesante.
Sot Unik Portal do t’ju tregojë rreth 5 gjëra që ju duhet të ndaloni të bëni. Nëse doni të jeni më të pasur!

1. Të mos takoni njerëz të ri;

Njerëzit e pasur takojnë njerëz të rinj. 68% e njerëzve të pasur kanë thënë se pëlqejnë takimin e dikujt të ri. Vetëm 11% e njerëzve të varfër thanë të njëjtën gjë. Shumica e njerëzve që kanë arritur stabilitetin financiar kanë bërë sa më shumë përpjekje për të dhënë një përshtypje të mirë për veten dhe për ta mbajtur atë.

2. Nuk duhet të besoni krejtësisht tek fati;

Ju mund të mbështeteni në fat në raste shumë të rralla, ndoshta kur zgjedhni midis një këmishe të kuqe dhe blu.

Por kur bëhet fjalë për çështje me të vërtetë të rëndësishme, njerëzit e pasur mendojnë se ata vetë e përcaktojnë rrugën e tyre të jetës. Dhe 90% e njerëzve të varfër fajësojnë fatin për fatkeqësitë e tyre dhe faktorë të tjerë që nuk mund t’i kontrollojnë.

3. Të urreni punën tuaj;

“E dua atë që bëj!” Kjo është ajo që thonë 85% e njerëzve me sukses. Njerëzit e varfër shohin më shumë disavantazhe në punën e tyre. Me një qëndrim të tillë, ju ndoshta do të pranoni se është mjaft e vështirë për të rritur të ardhurat tuaja. Nëse nuk e pëlqen punën që po bën, duhet ta ndryshosh, jo të qani.

4. Nuk I kushtoni rëndësi shëndetit tuaj;

Njerëzit e pasur i kushtojnë shumë kohë shëndetit të tyre. Kjo përfshin vizita tek mjeku, një mënyrë jetese të shëndetshme, sportive (76% e njerëzve të suksesshëm bëjnë ushtrime fizike 4 herë në javë), një dietë të ekuilibruar dhe mungesë të shprehive të këqija. Ndër ata që kanë të ardhura të ulëta, vetëm 13% shohin një lidhje mes shëndetit të mirë dhe suksesit.

5. Nuk provoni rreziqe;

Vetëm 6% e njerëzve të varfër ranë dakord të marrin një rrezik për të përmirësuar gjendjen e tyre financiare. Dhe më shumë se 50% e njerëzve të pasur që morën pjesë në eksperiment ranë dakord të bënin të njëjtin rrezik.

Këto ishin gjërat që nuk duhet ti bëni nëse doni të bëheni të pasur.