Highlight Shëndeti

Gjërat që duhet të dinë gratë me diabetin e tipit 2 për të mbrojtur zemrën

diabeti

Diabeti po përhapet me shpejtësi të madhe dhe shumë njerëz vazhdojnë të jetojnë pa e ditur se kanë diabet. Ata e kuptojnë se vuajnë nga kjo sëmundje vetëm kur ju kanë ndodhur dëmtime të rënda. Diabeti është shkaku kryesor i verbimit, i mosfunksionimit të veshkave dhe i therjeve në këmbë

Diabeti i tipit 2 është një çrregullim metabolik, që shkaktohet nga pamundësia e trupit për të prodhuar insulinë apo për ta përdorur atë si duhet . Ky çrregullim ndodhë kur trupi prodhon shumë insulinë, por kjo nuk arrin ta kryejë funksionin e saj. Për arsye të caktuara, qelizat në organizmin e njeriut bëhen rezistente ndaj insulinës. Në shumë raste, të qenit mbipeshë për një periudhë të caktuar kohe mund të çojë në rezistencën e organizmit ndaj insulinës.  Rreth 90–95 për qind e njerëzve me diabet vuajnë nga ai i tipit 2, ndërsa 5–10 për qind e tyre kanë tipin 1.

Shpesh, njerëzit me diabet të tipit 2 nuk kanë shenja të qarta paralajmëruese. Nuk përjashtohet që të kenë ndonjë prej simptomave të mëposhtme të tipit 1: infeksione të shpeshta, turbullim shikimi, plagë që mezi mbyllen, mpirje të duarve apo këmbëve, etje të pazakontë, urinim të shpeshtë, uri të jashtëzakonshme, humbje të pazakontë në peshë, lodhje të përgjithshme, gjendje të përgjithshme të irrituar.

Në veçanti kur bëhet fjalë për gratë, ato  duhet të dinë se ju duhet kujdes i shtuar ndaj vetes në rast se janë të prekura nga diabeti i tipit 2. Tensioni i lartë i gjakut, nivelet jonormale të kolesteroilit si dhe obeziteti janë vetëm disa prej shkaktarëve të çrregullimeve në zemër.

Megjithatë janë disa hapa që mund ti ndiqni për ta mbrojtur shëndetin tuaj nga ndërlikimet që u përmendën më lartë.

Së pari hulumtoni për receta të reja, me sa më pak kalori. Akte të lehta dhe të shpeshta.

Pastaj bëjeni rregull të ushtroni 10 minuta në ditë. Mund të jenë ushtrime të lehta, të cilat do ti bëjnë mirë shëndetit tuaj, duke nivelizuar kolesterolin dhe sheqerin në gjak.

Flini 8 orë gjumë. Kjo është shumë e rëndësishme për të sëmurit me diabet të tipit 2.