Highlight Shëndeti

 Gjërat që duhet të bëni kur jeni shtatzënë

shtatzënë

Kur patë testin pozitiv të shtatzënisë, mund të keni qenë të tronditur, të shqetësuar ose shumë të lumtur.

Pavarësisht se si ndihesh në fillim, ndoshta nuk do të duhej shumë që ju të filloni të bëni pyetje.

Çfarë duhet të bëni? Çfarë duhet të shmangni? Si mund të keni një shtatzëni të shëndetshme dhe lindje?

Këtu janë katër  gjëra që duhet të bëni kur jeni shtatzënë:

1. Kujdesuni për atë që hani:

Mos përdorni ushqime të pa gatuara ose pak të pjekura. Mos hani peshk, qoftë i gatuar ose i pa gatuar.

Ai nuk është i rekomanduar në shtatzëni për shkak të paraziteve që përmban. Sidoqoftë ushqimet e detit të ulëta në merkur mund të hahen.

2. Vazhdoni ushtrimet;

Edhe pse është e lehtë të ndaloni ushtrimet kur të kuptoni që jeni shtatzënë sidomos gjatë kohës që përjetoni të përziera dhe marramendje.

Mirëpo mjekët këshillojnë të vazhdoni ushtrimet por natyrisht duke pasur kujdes të shtuar dhe ushtrimet duhet të jena më të lehta si Yoga, not, biçikletë etj.

3. Përgatituni për beben tuaj;

Përgatituni për vogëlushin tuaj para se të vijë në jetë. Kjo do të thotë të flisni me persona me më eksperiencë.

4. Fokusohuni në vetën tuaj;

Le të jemi të sinqertë. Sjellja e një bebeje në jetë do të ndryshojë jetën tuaj dhe nivelin e stresit pavarësisht se sa jeni të përgatitur. Fokusohuni në vetën tuaj më shumë!