Highlight Të tjera

Gjërat që do doja ti dija më parë

gjërat
Derisa ne po zhvillojmë personalitetin tonë, jo shumë njerëz do t’iu tregojnë të vërtetat e jetës, dhe jo të gjithë mendojnë se këto këshilla janë të duhurat. Sidoqoftë për një shumë të madhe të njerëzve kjo është mënyra e duhur e sjelljes. Ju me siguri deri tani i keni mësuar këto gjëra, por në qoftë se mendoni se ju ka ikur diçka, atëherë kjo është lista e duhur e gjërave që duhet ti dinit më parë.

1. Pyetni çdo person që takon: Si jeni? Pyetni personin që ju shërben kafe, pyet komshiun që takoni në rrugë, pyetni shoqërinë, familjarët, të gjithë ata që takoni gjatë ditës.

2. Bëni shumë fotografi të vetës suaj. Bëni fotografi kur jeni të lumtur. Bëni fotografi kur jeni të dëshpëruar. Bëni shumë fotografi të vetës suaj!

3. Rrini në kontakt me prindërit tuaj. Mos I urreni ata. Ata janë arsyeja që ju keni mundësinë për të ndjerë çdo gjë. Mundohuni mos ti urreni ata.

4. Askush nuk mund të dijë çdo gjë për një person. Dhe kjo është më se në rregull.

5. Respektoni të gjithë. Të gjithë jemi njerëz që kërkojmë mbijetesë. Të gjithë meritojmë respekt.

6. Ndryshimi është I mirë. Mos e lejoni që ndryshimi të ju shqetësojë. Pranojeni atë dhe vazhdoni me jetën tuaj.

7. Buzëqeshni shpesh. Buzëqeshni të panjohurave, buzëqeshni miqve. Buzëqeshni edhe nëse askush nuk po ju shikon e jeni vetëm ju në dhomë!