Highlight Shëndeti Të tjera

Gjendja emocionale ndikon shëndetin tuaj

gjendja emocionale

Profesorët e Fakultetit te Mjekësisë në Universitetin e Pensilvanisë  kohë me parë e kanë konstatuar lidhjen në mes të çrregullimeve emocionale dhe ftohjes së zakonshme. Ata besojnë se çregullimet emocionale ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe në mukozën e hundës dhe të fytit,si edhe në sekretin e gjëndrave. Këta faktorë ndikojnë që sekreti të bëhet i fuqishëm në viruset e ftohjes dhe infeksioneve të baktereve.

Ky studim konstaton se ekzistojnë ftohje që paraqiten të  studentët  gjatë kohës së dhënies së provimeve  dhe ftohje të cilat disa persona i marrin para udhëtimit. Ftohet mund të paraqiten edhe të disa amvise që e kanë familjen e madhe.

Në përgjithësi njerëzit që bëjnë  jetë dinamike, flenë pak orë gjumë, janë të sresuar gjatë ditës janë të prirur të kenë vazhdimisht telashe me imunitetin e tyre, në këtë rast edhe me ftohjet e  shpeshta.

Provoni të ruani qëndrueshmërinë shpirtërore. Ruajta e qetësisë së brendshme dhe reduktimi i luhatjeve të humorit mund të ndihmoj shumë në reduktimin e këtyre simptomave. Ekspertet rekomandojnë stërvitjet, ushtrimin e frymëmarrjes së thellë dhe meditimin si shumë të përshtatshme për të pakësuar luhatjen e humorit, për të eliminuar çrregullimet emocionale,stresin dhe në këtë formë edhe problemet  me ftohjet.