Highlight Të tjera

Gjëja më e rëndësishme është të ndjeni veten mirë

ndjeni veten mirë

Në mjedisin e punës suaj shpesh ka gjëra, që nuk të çojnë drejt mundësisë për ta ndjerë veten mirë. Dhe shpesh ju besoni që i vetmi shans për t’u ndier ndonjëherë realisht mirë është që të largoheni prej atyre ndikimeve negative.

Mirëpo ideja për t’u larguar e për ta braktisur nuk të bën të ndihësh mirë. Qoftë edhe sepse e mund t’ju shkaktonte një ndërprerje të të ardhurave në një gjendje.

Kur edhe pa këtë i keni punët pisk nga ana financiare. Kështu që vazhdoni më tej të pakënaqur dhe duke e ndier veten si në çark?

Sikur ta hidhnit pak vështrimin prapa dhe ta shikonit karrierën jo si punë që keni bërë në këmbim të parave.

Por si një shpenzim të përvojës së jetës suaj për të fituar përvojën e gëzuar të jetës. Atëherë do ta kuptoni se shumë prej mendimeve që keni dhe prej fjalëve që thoni nuk janë në rendim me atë kërkesë për gëzim.

Në rast se do të thoni: “Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa ta ndiej vetën mirë”. Atëherë do ta shihni veten se po drejtoheni kah mendime të tjera, kah fjalë dhe sjellje të tjera.

Një ushtrim i thjeshtë për të vështruar qëllimisht aspektet pozitive të punës suaj aktuale dhe njerëzit që punojnë at së bashku me ju, do t’ju jepte menjëherë ndjenjën e lehtësimit.

Kurse ai lehtësim do të dëftente se u bë një zhvendosje në vibrimin e tuaj. E kjo do të thotë se është zhvendosur pija e juaj e tërheqjes.

Pasi të ketë ndodhur kjo, Ligji i Tërheqjes do të shkaktojë  që të takohej me njerëz të ndryshëm madje do të shkaktojë që të  keni përvoja të ndryshme me po ata njerëz.

Është një lloj krijimi nga brenda jashtë. Dhe jo nga jashtë brenda, kurse kjo e fundit është një variant veprimi që asnjëherë nuk sjellë gjë.

Gjërat do të fillojnë të përmirësohen në mënyrë të befasishme.

Pra gjëja më e rëndësishme është të ndjeni veten mirë