Highlight Të tjera

Gjatë vitit 2019 këshilloheni të mësoni një nga këto 5 gjuhë!

Të flasësh më shumë se një gjuhë të huaj sigurisht që është gjë shumë e rëndësishme. Mbi të gjitha është një investim në vete.

Sot është bërë domosdoshmëri, së paku njohja e gjuhës angleze për të gjetur një vend pune. Por, çdo ditë e më shumë njerëzit janë kurioz të mësojnë edhe gjuhë të tjera dhe të njohin kultura të reja.

Unik ua sjell sot një listë me 5 gjuhet,të cilat është shumë e rëndësishme ti dini dhe njërën nga to këshilloheni ta mëson gjatë vitit 2019.

Gjuha spanjolle

Gjuha Spanjolle (ose spanjishtja) flitet në Spanjë, në Amerikën Qendrore, si dhe në të gjithë Amerikën Jugore (Latine), me përjashtim të Brazilit ku flitet portugalishtja. I takon familjes së gjuhëve indoevropiane, gjegjësisht asaj latine. Karakteristikë e saj është se shkruhet ashtu siç flitet. Ka 330 milionë folës spanjollë, dhe vetëm në Shtetet e Bashkuara, rreth 35 milionë njerëz përdorin spanjisht në shtëpi, prandaj hynë në listën e gjuhëve më të rëndësishme të botës për tu mësuar.

Gjuha mandarine

Gjuha kineze shpesh cilësohet nga jo-folësit si gjuha mandarin, por në fakt mandarin është vetëm një nga shumë dialektet e gjuhës kineze, si katonezja dhe xing, në familjen e gjuhëve sino-tibetiane. Mandarin është gjuha zyrtare e folur dhe e shkruar në Republikën e Kinës dhe në Tajvan. Gjuha kineze është gjithashtu një nga gjuhët zyrtare të Singaporit. Për më tepër, emigrimi i lartë i njerëzve nga Kina dhe Tajvani ka sjellë gjuhën kineze të flitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë. Gjuha kineze ka dy sisteme shkrimi, kinezen tradicionale dhe atë të thjeshtësuar. Është gjuha më e folur në botë, me mbi 982 milionë njerëz që e kanë gjuhë të parë dhe mbi 1.1 miliard e kanë mësuar atë si gjuhë të dytë.

Gjuha italiane

Gjuha italiane është një gjuhë Italike e zhvilluar nga varianti fiorentin. Është gjuha e 21-të më e folur në botë. Flitet nga 63,5 milionë njerëz si gjuhë amtare, kryesisht në Itali, San Marino, Vatikan, Zvicërr, Kroaci, Slloveni, Francë etj.  etj. Gjuha italiane është një nga gjuhët më të studiuara në botë për shkak të rëndësisë ndërkombëtare, pasurinë kulturale dhe turizmit.

Gjuha angleze

Anglishtja ka rrjedhur në mënyrë natyrale nga gjuha anglo-saksone dhe gjithashtu ka huazuar shumë nga latinishtja dhe frëngjishtja me anë të pushtimeve normane të Anglisë. Pavarësisht se ajo është zhvilluar në ishujt britanikë, popullata më e madhe e anglishtfolësve jeton në Shtetet e  Bashkuara  të Amerikës, me rreth 309 milionë folës. Anglishtja është gjuha zyrtare e 53 vendeve, duke përfshirë, Irlandën, Kanadanë, Afrikën e Jugut dhe Zelandën e Re, dhe është gjuha de facto e Shteteve të Bashkuara , Australisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Anglishtja është gjithashtu një gjuhë zyrtare e disa organizatave, duke përfshirë Kombet e Bashkuara,NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Gjuha gjermane

Pse të mësoni gjermanishten? Sepse  Gjermania ka qenë ekonomia më dominuese e Evropës për një dekadë, numri 4 në ekonominë botërore dhe  është më e folur në kontinentin evropian. 105 milionë njerëz e kanë gjermanishten gjuhë të parë ndërsa 80 milionë e flasin gjermanishten si gjuhë të dytë. Nëse keni ndërmend të bëni biznes në Gjermani apo thjeshtë ta  vizitoni, kjo gjuhë mund të bëjë të gjitha ndryshimet.