Highlight Shëndeti

Gjashtë ilaçe dhe ushqime që nuk duhet të përzihen kurrë

ilaçe dhe ushqime

Marrja e ilaçeve  ndonjëherë bëhet e pashmangshme për  secilin nga ne. Por, ndonjëherë ka të atillë që ilaqet i bëjnë pjesë të përditshmërisë së tyre edhe pa arsye të mëdha. Qoftë edhe për një dhimbje të vogël koke, marrin hapa.

Para se ta bëni zakon të pini ilaqe pa kontroll, merrni parasysh disa këshilla që do tua japim në vazhdim.

Ushqimi që ju e hani çdo ditë  mund të ndikojnë në efektin e ilaqeve që merrni, por edhe mund të shkaktojnë efekte anësore.

 

  1. Ilaçet e zemrës dhe lëngu i jamballit

Nëse merrni ilaçe për probleme të  zemrës ju duhet të shmangni jamballin e zi. Ky  përberës ushqimore ka një  substancë kimike që nxitë rrahjet e shpejta të zemrës, kështu ju mund të keni ndërlikime serioze të shëndetit tuaj. Ky përberës po ashtu ka ndërveprim edhe në medikamentet që janë për presion të lartë të gjakut, lehtësim dhimbjeje, hollues të gjakut ose pilula të kontrollit të lindjes.

 

  1. Ilaçe për hollim të gjakut dhe gjethet e gjelbra

Vitamina K e gjetur në zarzavate  mund të rrisë rrezikun e koagulimit të gjakut dhe të pengojë efektin e holluesve të gjakut dhe antikoagulantëve. Të gjitha zarzavatet me gjethe që  duhet të shmangen në këtë rast janë si vijon: spinaqi,  brokoli, dhe perime të tjera të gjelbëra.

 

  1. Ilaçe për antikoagulim dhe lëngu i boronicës

Antikoagulantët pengojnë koagulimin e gjakut. Lëngu i boronicës mund ta bëjë gjakun dukshëm më të hollë dhe kështu të ndërhyjë me efektin që medikamentet antikoagulante duhet të japin. Shumë komplikime serioze mund të shkaktohen nëse ju në të njëjtën kohë bëni këtë kombinim.

 

4.Ilaçe kolesteroli dhe grejpfruti

 

Lëngu i grejpfruteve  duhet të shmanget dhe të mos konsumohet fare nëse merren medikamente kolesteroli. Kjo lëng rrit praninë e këtij ilaçi në gjak, duke ju bërë më të prirur ndaj efekteve të saj anësore, sidomos dhimbje në këmbë.

 

  1. Medikamente për presionin e gjakut dhe bananet

Për të ulur presionin e lartë të gjakut, këto medikamente rrisin nivelet e kaliumit. Është një mineral i dobishëm për shumë aspekte shëndetësore, duke përfshirë presionin e gjakut, balancimin e ujit, impulset nervore, tretjen dhe ritmin e zemrës. Megjithatë, mbidoza e kaliumit mund të shkaktojë probleme në zemër, si parregullsi në rrahje zemre. Bananet janë një nga ushqimet që kanë nivelin më të lartë të kaliumit.

 

6.Antibiotikët “Tetracycline”  dhe produktet e qumështit

Antibiotikë tetraciklin zakonisht përshkruhen për trajtimin e akneve dhe skuqjes në lëkurë.  Produktet e qumështit kanë nivel të lartë të kalciumit  dhe për shkak të këtij minerali ato mund të pengojnë thithjen e duhur të këtyre antibiotikëve dhe prandaj pengojnë efektin e tyre. Për më tepër, këto medikamente duhet të merren së paku dy orë para se të hahet një vakt.