Highlight Storie Inspirimi

Gioconda Belli – Dhe Zoti më bëri femër

Gioconda Belli

Dhe Zoti më bëri femër, 
me flokë të gjata,
sy,
hundë dhe gojë femre.
Me linja
dhe kurba
dhe valëzime të buta
dhe më gërmoi brenda,
më bëri një prerje të qenieve njerëzore.
Endi me delikatesë nervat e mia
dhe i balancoi me kujdes
numrin e hormoneve të mia.
Kompozoi gjakun tim
dhe me injektoi me të
që të vadiste
të gjithë trupin tim ;
linden kështu idetë ,
ëndrrat
instiktet.
Të gjitha që krijoi butësisht
gdhendur me frymë
dhe zhbiruar me dashuri,
janë mijëra gjërat që më bëjnë femër çdo ditë ,
për të cilat zgjohem krenare,
çdo mëngjes,
dhe bekoj seksin tim.