Highlight Të tjera

Gabimet që duhet ti shmangni në 2019 nëse dëshironi të bëni para

Këto janë disa gabime që nuk duhet ti bëni këtë vit, nëse dëshironi të keni më shumë para…

Mos paguani borxhin minimum të kartelës së kreditit;

Bankat fitojnë mjaft shumë nga interesi i kartelës suaj së kreditit. Nëse ju paguani vetëm shumën minimale atëherë në të vërtetë nuk po largoni borxhin nga qafa juaj. Shumica e kësaj pagese shkon për interes dhe pagesa të tjera. Kështu që mundohuni të kurseni dhe të paguani gjithë borxhin.

Përcjelli shpenzimet;

Ju duhet të dini se ku shkon çdo cent nga xhepat tuaj. Shkruani harxhimet diku, dhe gjithmonë mbani shënim.

Është koha të shkruani në buxhet;

Të gjithë kanë nevojë për një buxhet. Është e rëndësishme të dini se çfarë shpenzimesh bëni. Nëse rroga juaj i mbulon këto shpenzime apo jo.

Gjithmonë mbani një fond emergjencash;


Jetës nuk I dihet, por duhet ta dini se në një pikë të jetës do t’iu duhen ca para më shumë për shpenzime emergjente. Planifikoni më parë dhe kurseni së paku 1000 Euro në një fond emergjent.

Mos shpenzoni më shumë se që duhet;

Të jetoni me më shumë se që ua mban është mjaft e lehtë këto ditë. Me gjithë mundësitë për kartela krediti e shumë opsione të tjera. Mirëpo kontrolloni veten. Nëse nuk ju nevojitet diçka mos e blini.