Highlight UNIK +

Fuqia e Mirënjohjes

fuqia e mirënjohjes
Valentina Rexha

Motivuese

Dallimi në mes të njerëzve të lumtur dhe të palumtur është mirënjohja.

Njerëzit e lumtur janë njerëz mirënjohës.

Ata të palumturit ankohen për çdo gjë ndërsa të lumturit janë mirënjohës edhe në situata të vështira.

Kur kemi ardhur në këtë botë me vete na janë dhënë aq shumë dhurata aq shumë të mira, aq shumë bekime…

Neve na është dhënë gjithçka e mirë. Njeriu shumë shpejt mësohet me çdo gjë dhe merr çdo dhuratë si asgjë dhe nuk është mirënjohës për atë çfarë ka.

Shumica e njerëzve mendojnë se nuk kanë asgjë për të qen mirënjohjes sepse mendojnë se te  vetëm kur kanë shumë para janë të pasur.

Ne posedojmë aq shumë bollëk brenda vetes tonë.

Mirënjohja ka fuqi me te madhe se sa lutja sepse kur lutemi për të fituar të mira ne vibrojmë se nuk kemi. Dhe, kështu kemi ndenja se nuk kemi mjaft dhe fitojmë ato qe i krijojmë.

Kurse Mirënjohja e ka një fuqi te madhe, sepse çdo herë kur je mirënjohjes ti kthen fokusin kah ato që ke dhe Universi të shpërblen çdo herë e më shumë. Sepse, ti vibron që ke para dhe kështu çdo herë ke më shumë se për çka te jesh mirënjohjes.

Tani ka nga ata qe mund të thonë se unë nuk kam për çka te falënderohem.

Vet jeta jote është dhuratë. Fakti që ti hapë sytë çdo mëngjes, flet, ecë, shijon, vrapon, këndon, punon është dhurata më e çmuar në jetë.

Bëhu mirënjohjes për jetën, ditën për frymëmarrjen për sytë për trupin për përqafimin e fëmijës, bashkëshortit/es,prindërve, miqve etj.

Behu njëri mirënjohjes dhe Universi çdo herë do të të shpërblej më shumë.

Le te behet rutinë e ditës Mirënjohja dhe kështu do te shpërbleheni çdo herë e më shumë. Sepse, do te ndiheni shumë më mirë se sa kur ankoheni se ju krijoni dhe kështu duke qenë mirënjohjes ju krijoni më shumë të mira në jetën tuaj.

Kur ti  e konsideron jetën si dhuratë do të marrësh çdo dit dhurata tjera.