Highlight Të tjera

Fuqia e mendimeve do të ndryshojë jetën tënde

fuqia e mendimeve

A e dini që në këtë botë gjithçka ka filluar nga një mendim. Gjërat më të mëdha bëhen akoma më të mëdha, sepse njerëzit gjithmonë e më shumë i përqendrojnë aty mendimet e tyre. Atëherë mendimet dhe emocionet bëjnë që ngjarje të tilla të mbeten në ekzistencën tonë dhe të bëhen më të mëdha. Nëse e largojmë mendjen nga një ngjarje e tillë dhe në vend të saj përqendrohemi te dashuria, kjo ngjarje do të pushonte se ekzistuari. Do të avullonte dhe do të zhdukej.

Botën nuk mund ta ndihmosh duke u përqendruar në gjërat negative. Nëse përqendrohesh tek ato, jo vetëm që i shton më tepër, por njëkohësisht tërheqë më shumë gjëra negative në jetën tënde.

Kur shfaqen imazhe të diçkaje që ti nuk e dëshiron, duhet të ndryshosh mënyrën e të menduarit dhe të emetosh një sinjal të ri.  Edhe nëse është një problem botëror, ti nuk je i pafuqishëm. Ke gjithë fuqinë e duhur. Përqendrohu në faktin që të gjithë jetojnë në gëzim. Përqendrohu në bollëkun e ushqimit.përqendroji mendimet  e tua të fuqishme tek ajo që është e nevojshme. Ke aftësinë për t’i dhënë  aq shumë botës duke emetuar ndjenja dashurie dhe mirëqenieje, pavarësisht asaj çfarë ndodhë përreth teje. Injoro të këqijat që ndodhin përreth teje. Provo të mos shikosh me lajme apo të lexosh gazeta dhe lajme të këqija sepse ato nuk të bëjnë të ndihesh mire. Vazhdimisht kritikojmë mediet që  po na sjellim imazhe të këqija në transmetim dhe ne jemi aty para ekranit për t’i parë ato. Njëjtë ndodhë edhe më gazetat. Sapo ta dimë që në ballinë ka një tragjedi ne patjetër që do ta blejmë gazetën. Prandaj gazetat dhe shërbimet e tjera informative na japin shumë lajme të këqija, sepse ne këtë e kërkojmë si shoqëri. Mjetet e informacionit janë efekti, kurse ne jemi shkaku. Është thjeshtë ligji i tërheqjes në veprim! Shërbimet informative dhe gazetat do ta ndryshojnë llojin e lajmeve që na transmetojnë kur ne të emetojmë një sinjal të ri e të përqendrohemi në atë që dëshirojmë.

Fillo të besosh…nëse përqendrohesh te  gjërat e mira, ndihesh mirë dhe i sjellë gjëra të tjera të mira botës. Në të njëjtën kohë, ti sjellë gjëra të tjera të mira në jetën tënde. Kur ndihesh mirë, lartëson jetën tënde, gjithashtu edhe botën.

Asnjëherë mos harro që ti je padroni i jetës tënde dhe Universi i përgjigjet çdo urdhri që ti i jep. Mos u hipnotizo nga imazhet e shfaqura, nëse ato nuk janë ato që doje. Merr përgjegjësinë për to, ndriçoji nëse mundesh dhe pastaj lëshoji. Pastaj koncepto mendime të reja mbi gjërat që do, ndieji dhe ji mirënjohës për realizimin e tyre.