Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Fuqia e bekimit në jetë!

fuqia e bekimit

Nëse do të provoni të lëvdoni e bekoni çdo gjë që ju rrethon shumë shpejtë do të vëreni shumë gjëra pozitive rreth jush. Lëvdo dhe  beko gjithkcka në jetën tënde. Kur lëvdon ose bekon, je në frekuencën më te lartë të dashurisë. Hebrenjtë gjithmonë e përdornin bekimin për t’u sjellë shëndet, pasuri dhe lumturi. Ata e dinin fuqinë e bekimit. Sot shumë njerëz bekojnë vetëm kur dikush teshtin, duke u privuar kështu nga përdorimi i fuqisë më të madhe që kanë në favorin  e tyre. Fjalori e shpjegon fjalën “bekim” si “ndjellje favoresh hyjnore dhe akordim mirëqenieje dhe prosperiteti”, prandaj  fillo tani të ndjellësh fqinë e bekimit në jetën tënde dhe beko gjithcka e gjithëkënd. E njëjta gjë vlenë edhe për lëvdimin, sepse kur lëvdon dikë apo diçka, po i jep dashuri dhe frekuenca e mrekullueshme që emeton do të të kthehet njëqindfish.

Lëvdimi dhe bekimi e shpërbëjnë negativitetin, kështu që lëvdoji dhe bekoji armiqtë e tu. Nëse i mallkon ata, mallkimi do të të kthehët që të të bëjë dëm ty. Nëse i lëvdon dhe i bekon, do të shpërbesh gjithë negativititetin dhe mosmarrëveshjet, ndërsa dashuria e lëvdimit dhe bekimit do të të kthehët ty. Kur lëvdon dhe bekon, e ndien veten të zhvendosur në një frekuencë  të re, ku përjeton ndjesi pozitive.